• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: E mbështesim industrinë me dedikim, në mënyrë aktive kontribuojmë në sistemin kolektiv për mbrojtje të NATO-s

Kovaçevski: E mbështesim industrinë me dedikim, në mënyrë aktive kontribuojmë në sistemin kolektiv për mbrojtje të NATO-s

Makedonski brod, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Një nga përfitimet e hyrjes sonë në NATO është që kompanitë e këtilla si ATS AMMO mund të marirn pjesë të barabarta në tenderet e NATO-s për furnizim, ndërsa kompanitpë vendore nuk janë lënë vetëm, por me mbështetjen tonë mund t'i përmirësojnë aftësitë e veta brenda dhe jashtë, dekalroi kryeminsitri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në fabrikën ATS AMMO në Samokov afër Makedonski Brodit. Fabrikën e vizitoi me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Fabrika ATS AMMO është fabrika e vetme në vend e cila prodhon municion të kalibrit të vogël.

"Për izitë në fabrikën e vetme të vendit për prodhim të municionit të kalibrit të vogël 'ATS AMMO', e cila në të kaluarën ishte e njohur si 'Suveniri' nga Samokovi. Plot 42 vite kjo fabrikë mbijetoi në këto haplsira me traditë dhe prëvojë të gjatë në prodhimin e të gjitha llojeve të municionit të kalibrit të vogël dhe arriti me cilësinë e vet të depërtojë në suaza botërore. 'ATS AMMO' është pjesë e grupacionit ATS i cili është i prnaishëm në 56 vende të botës. Të gjitha prodhimet e fabrikës janë në pajtim me standardet e NATO-s. Kompania ndodhet edhe në listën zyrtare të NATO-s për prodhues nga industria mbrojtëse, ndërsa në vitin 2021 edhe zyrtarisht e mori kodin e NATO-s për prodhim të municionit", tha Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, vendi ynë është partnere e barabartë edhe në treyzën evropiane. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR