• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kovaçevski: E kemi përmbushur amanetin e Koneskit, gjuhën maqedonase në BE e kanë konfirmuar të gjithë

Kovaçevski: E kemi përmbushur amanetin e Koneskit, gjuhën maqedonase në BE e kanë konfirmuar të gjithë
Prilep, 28 tetor 2022 (MIA) - E kemi përmbushur amanetin e Bllazhe Koneskit dhe gjuha maqedonase është konfirmuar në Bashkimin Evropian, porositi kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga tribuna e mbrëmshme partiake në Prilep. "Kemi arritur të luftojmë për gjuhën tonë maqedonase, për atdheun tonë unik, siç thotë Koneski. Gjuha maqedonase është në të njëjtin nivel me të gjitha gjuhët në Union. Gjuha maqedonase në BE, e njohur dhe e konfirmuar njëherë e përgjithmonë. Kemi bërë  një hap historik, e nënshkruam dokumentin e parë me Bashkimin Evropian në gjuhën zyrtare maqedonase, të pastër, pa fusnota, pa yje dhe shtesa", tha Kovaçevski para banorëve të Prilepit. Duke folur në tribunën "Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes", Kovaçevski theksoi se për herë të parë kemi një marrëveshje që është miratuar nga të 27 anëtarët dhe ku kemi nënshkruar marrëveshje me emrat dhe gjuhët e të gjithë anëtarëve të BE-së, duke  përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë. Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së theksoi se rruga drejt anëtarësimit në Union nuk do të jetë e lehtë, por shtoi se është e ardhmja e vetme për qytetarët nga të cilët kërkon mbështetje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR