• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski e dënoi vandalizmin ndaj Klubit maqedonas në Bllagoevgrad

Kovaçevski e dënoi vandalizmin ndaj Klubit maqedonas në Bllagoevgrad

Shkup, 5 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka “dënuar ashpër aktin vandal” të sulmit me gurë ndaj klubit maqedonas “Nikolla Jonkov Vapcarov” në Bllagoevgrad.

“Sulmi me gurë ndaj klubit maqedonas ‘Nikolla Jonkov Vapcarov’ në Bllagoevgrad është akt vandal që e dënoj ashpër. Këto aktivitete nuk përkojnë me politikën e dakorduar për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, respektit të ndërsjellë dhe miqësisë midis dy shteteve fqinje”, shkruan Kovaçevski në postimin në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai pret që në afat sa më të shpejtë, institucionet në Bullgari t'i gjejnë autorët dhe t'i dënojnë të njëjtët.

 “Pres nga ana e institucioneve kompetente në Bullgari në afat sa më të shpejtë t’i zbulojnë dhe sanksionojnë autorët dhe ta dënojnë vandalizmin. Maqedonia e Veriut, në frymën e vlerave evropiane, do të vazhdojë përpjekjet për forcimin e agjendës diplomatike dhe pozitive midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, shton midis tjerash në publikimin kryeministri Kovaçevski.

QËNDRONI TË LIDHUR