• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Duhet bërë analizë nëse kapacitetet energjetike duhet t’i ndërtojmë me mjete vetanake, e vlerësoj mendimin e Shoqatës së inxhinierëve

Kovaçevski: Duhet bërë analizë nëse kapacitetet energjetike duhet t’i ndërtojmë me mjete vetanake, e vlerësoj mendimin e Shoqatës së inxhinierëve

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Për ndërtimin e hidrocentralit të Çebrenit dhe centralet e gazit dhe hidrogjenit në Negotinë dhe Manastir do të duhet të bëhet një analizë se sa një investim i tillë do ta ngarkonte borxhin publik dhe të bëhet edhe një analizë kostbenefit ku duhet të shihet se sa shteti do të përfitojë nga prodhimi i energjisë elektrike dhe më pas të vendoset nëse shteti do të duhet vetë t'i bëjë apo përmes investitorit privat, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Çdoherë është mirë në aspektin financiar të kemi investitor privat i cili do të investojë. Në atë rast do ta keni investimin, ndërsa nuk do ta ngarkoni borxhin publik me detyrime të reja. Unë i respektoj mendimet e Shoqatës së inxhinierëve se duhet të bëhen me mjetet e tyre, ata janë njerëz me përvojë. Disa prej tyre janë të pranishëm në sferën shkencore dhe praktike pas katër dekadash. Ato kapacitete nuk janë ndërtuar në vend për katër dekada", tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Klinikën universitare për sëmundje ortopedike së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Theksoi se vitin e kaluar kemi punuar në ballafaqimin me krizën energjetike me kapacitet të vjetër prej 45 vitesh.

Theksoi se vitin e kaluar kemi punuar në ballafaqimin me krizën energjetike me kapacitet të vjetër prej 45 vitesh.

"Manastiri dhe Negotina janë kapacitete prej vitit 1984 me teknologjinë ruse dhe vetëm fal aftësive të punëtorëve atje punojnë me kapacitet të plotë", tha Kovaçevski.

Është precizuar se në buxhetin e shtetit nga 5.6 miliardë euro - 1.3 miliardë janë për pensionet, 0.9 miliardë për shëndetësinë, 0.5 miliardë janë për pagat.

"Tashmë gjysma e atyre 5.6 miliardë janë shpenzime jo diskrecionale, plus shtesë për mbrojtje, MPB, kulturë etj. Pjesa diskrecionale e Qeverisë ka të bëjë me investimet kapitale dhe tashmë kemi një investim prej 1.3 miliardë euro, prandaj çdo ngarkesë e re e buxhetit duhet të konsultohet me ata që financojnë deficitin. Financimi i deficitit në vendin tonë bëhet përmes FMN, Bankës botërore, përmes euroboneve", tha Kovaçevski dhe shtoi se në vitin 2024 nuk do të japim eurobonde, sepse tashmë kemi bërë një marrëveshje të mirë me Bakën Botërore dhe kreditorë të tjerë.

Shoqata e Inxhinierëve në Republikën e Maqedonisë sot deri te Qeveria dhe te Kuvendi ka dorëzuar iniciativën për miratimin e ligjit për ndërtimin e hidrocentralit të Çebrenit me mjetet vetanake. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR