• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Drejtori i ASK në Kroaci ishte në udhëtim zyrtar, ka procesverbal policor për aksidentin

Kovaçevski: Drejtori i ASK në Kroaci ishte në udhëtim zyrtar, ka procesverbal policor për aksidentin

 Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) -  Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare ka qenë në një udhëtim zyrtar në Kroaci, me të gjitha miratimet. Me makinën ka drejtuar shoferi dhe ka pasur sigurim. Për të gjithë rastin ka një procesverbal të policisë  dhe gjithçka ka qenë  e rregulluar sipas ligjeve. Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur në pyetjen e deputetëve nëse është i njohur me rastin në të cilin drejtori i ASK-së, Zarko Milloshevski, në tetor të këtij viti me një automjetu të dhënë për përdorim nga SHPPP afër Neumit në Kroaci  është përfshirë në aksident rrugor dhe ka paguar  gjobë.

 "Kush gënjen dhe kujt nuk mund t'i besohet, dëgjuam më së miri dje nga ndihmëssekretari i shtetit të Amerikës. Dhe nga kush,  as makinë nuk duhet të blehet  dhe për kë nuk duhet të votohet", tha  Kovaçevski në përgjigjen.

 Pas përgjigjes së kryeministrit, Janushevi theksoi se po spekulohet, gjegjësisht, siç tha, bëhet fjalë për një udhëtim privat.

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

 

QËNDRONI TË LIDHUR