• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Do t'i propozoj të gjitha vendimet e nevojshme që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së

Kovaçevski: Do t'i propozoj të gjitha vendimet e nevojshme që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Do t'i propozoj të gjitha vendimet e nevojshme Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj në realizimin e qëllimit të dytë strategjik - anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shpresoj se të gjitha partitë politike në shtet, të gjithë përfaqësuesit e popullit, të gjithë deputetët do ta njohin rëndësinë e këtij vendimi dhe votën e tyre do ta japin për popullin dhe jo për karrierën personale të cilitdo politikani në shtet, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai nga Krivollaku, ku u zbatua stërvitja multinacionale "Përgjigje e shpejtë 23" dërgoi mesazh dhe thirrje për bashkim, unifikim dhe ngritje mbi dallimet politike dhe ideologjike në emër të një jete më cilësore dhe një të ardhme më të sigurt.

Kovaçevski tha se "nga viti 2006 deri në vitin 2016 vendi u bllokua në izolim, ndërsa udhëheqësia e atëhershme nuk e solli asnjë vendim strategjik për shtetin".

"Njëherë udhëheqësia e shtetit në vitin 2006 vendosi të presë dhe priti nga viti 2006 deri në vitin 2016. Nuk e mori asnjë vendim strategjik për shtetin. Dhjetë vite popullit i shiste reklama në TV në të cilat shpenzuan më shumë mjete sesa që shpenzohen sot për ndërtimin e kopshteve, shkollave të reja dhe pajisjen e Armatës. Në fund kaluan këto 10 vjet të gjithë e kuptuam se kemi mbetur vetëm dhe të izoluar. Prandaj nga viti 2016 u morën vendime me të cilat shteti u bë vend anëtar i NATO-s, me të cilat shteti filloi misione, para 30 vitesh, sot është vend në të cilin shtete të tjera negociojnë për zgjiedhjen e problemeve të veta", tha Kovaçevski.

foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR