• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski do ta presë Stoltenbergun, takim tet-a-tet dhe konferencë e përbashkët për shtyp

Kovaçevski do ta presë Stoltenbergun, takim tet-a-tet dhe konferencë e përbashkët për shtyp

Shkupm 21 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite do ta presë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është vizita e par pasi që shteti u bë anëtare e barabartë e NATO-s.

Siç informuan sot në mëngjes nga shërbimi qeveritar për shtyp, sipas agjendës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, menjëherë pas ceremonisë së pritjes do të mbajë takim tet-a-tet me kryeministrin Kovaçevski, pas çka do të pasojë takim bilateraë i dy delegacioneve.

Në përbërje të delegacionit të vendit tonë do të jenë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski.

Stoltenberg, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Shkup, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, pasdite do të flasë edhe para deputetëve në Kuvend, në kuadër të mbledhjes së 132-të, pas çka do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski në Kabinetin e tij.

Nesër në Shkup do të mbahet takimi joformal i liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni.

Stoltenberg dhe Kovaçevski, siç është paralajmëruar, do t'i presin liderët e ftuar nga Republika e Shqipërisë - kryeministrin Edi Rama, Republika e Kroacisë - presdientin Zoran Millanoviq, Republika e Malit të Zi - kryeministrin Millojko Spajiq dhe Republika e Sllovenisë - kryeministrin Robert GOlob.

Turneun në rajon Stoltenberg e filloi nga Bosnja e Hercegovina, të dielën, pas çka u nis drejt Kosovës. Prej dje Stoltenberg qëndroi në Serbi, prej ku sot pasdite do të arrijë në Shkup, si etapë e fundit e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga MPB informojnë se për shkak të arritjes së një numri të madh të delegacioneve të huaja, sot do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në rajonin më të gjerë në Qytetin e Shkupit. Për atë qëllim, Sektori për punë të brendshme Shkup u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policor në trafik. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR