• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Do të vazhdojmë të angazhohemi për vlera të përbashkëta demokratike të paqes, dialogut dhe përparimit

Kovaçevski: Do të vazhdojmë të angazhohemi për vlera të përbashkëta demokratike të paqes, dialogut dhe përparimit

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Mirëseardhje të ngrohtë nga presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, në Samitin e dytë të Komunitetit Politik evropian, i cili të gjithëve na tubon në të njëjtin vend në momentin e duhur, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

"Viti i kaluar dhe pushimi brutal rus ndaj Ukrainës sovrane dhe të pavarur shumë qartë na tregoi se vendet nga bota e lirë demokratike kanë sfida të përbashkëta të sigurisë, ekonomike dhe energjetike. Por, po ashtu edhe se vetëm të bashkuar mund të ballafaqohemi me të njëjtat, nëse dëshirojmë të kemi sukses", publikoi Kovaçevski.

Si vend anëtar i NATO-s, me negociata të filluara me BE-në dhe faktor të stabilitetit në rajon, ka shkruar në Fejsbuk Kovaçevski, jemi të përkushtuar dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për vlera të përbashkëta demokratike, dialog dhe përparim.

Kryeministri Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot merr pjesë në takimin e dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinjev.

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian do të marrin pjesë 47 liderë, mes të cilëve liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia, Norvegjia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian dhe të tjerë.

Kovaçevski, përveç pjesëmarrjes në tryezën e rrumbullakët  në temë për energjinë dhe lidhjen, do të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe mes të cilëve me kryetaren e Parlamentit Evropian Roberta Mecola, kryeministren e Danimarkës Mete Federiksen, nikoqirin kryeministrin e Moldavisë, Dorin Reçan.

Programi përmban tryeza të rrumbullakëta paralele ku do të zhvillohen diskutime lidhur me çështjet aktuale që lidhen me sigurimin e infrastrukturës kryesore; forcimin e luftës kundër sulmeve kibernetike, zhvillimin e një politike të përbashkët energjetike pan-evropiane dhe shqyrtimin e  mundësisë për më shumë shkëmbime universitare dhe studentore. Fokusi kryesor i bisedimeve do të jetë në tri temat e mëposhtme: përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë; rezistencën energjetike dhe aksionin klimatik; dhe ndërlidhjet e ndërsjella në Evropë për një kontinent më të lidhur dhe më të qëndrueshëm. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i Dimitar Kovaçevskit

QËNDRONI TË LIDHUR