• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski do të marrë pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Islandë

Kovaçevski do të marrë pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Islandë

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski më sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Rejkjavik të Islandës.

Në Samit do të marrin pjesë kryetarë të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Në kuadër të Samitit, Kovaçevski do të marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët në të cilën do të bisedohet për modelet për ruajtje dhe zhvillim të demokracisë në kohën e rreziqeve të mëdha, ndërsa në të cilën do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, si dhe kryeministrat e Gjeorgjisë, Norvegjisë, Italisë, dhe kryetarë dhe ministra të Punëve të Jashtme të më shumë vendeve të Evropës. 

Nesër kryeministri Kovaçevski do të ketë fjalim në Debatin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili këtë herë është në temën "Të bashkuar për Evropë", ndërsa ku janë paraparë edhe fjalime hyrëse të kryeministres së Islandës, Jakobstodir, sekretares së përgjithshme të Këshillit të Evropës, Pejçinoviq - Buriç si dhe kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Koks. 

Gjatë qëndrimit të tij në Rejkjavik të Islandës, kryeministri planifikohet të zhvillojë takime dhe bisedime me shumë liderë evropianë.

Në përbërje të delegacionit të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski është edhe Bojan Mariçiq, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR