• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata, të cilët do të identifikohen si autorë eventualë në Klinikën për onkologji

Kovaçevski: Do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata, të cilët do të identifikohen si autorë eventualë në Klinikën për onkologji

Shkup, 3 shtator 2023 (MIA) - Do të sanksionohen të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin, por nuk guxon të sulmohen të gjithë punonjësit shëndetësorë në Klinikën për onkologji, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Bëhet fjalë për informata, të cilat janë të tmerrshme dhe që nuk guxojnë të ndodhin, e për të cilat kemi dëgjuar gjatë 20 viteve të kaluara. Kjo është hera e parë të zbatohet një aksion i tillë i madh për identifikimin e autorëve eventualë të veprave të tilla. Bëj thirrje që të mos bëhet senzacionalizëm dhe sulm ndaj të gjithë mjekëve dhe infermiereve në shtet, pasi numri më i madh i personelit mjekësor, që punon në shtetin tonë, janë njerëz të shkëlqyer, kuadro që kujdesen për shëndetin e popullatës sonë", nënvizoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Klubin e deputetëve, ku u shënua fillimi i programit të ri IPARD 3.

Detyra e MPB-së dhe e Prokurorisë, siç tha, është sigurimi i dëshmive në bazë të së cilës do të identifikohen autorët.

"Nga ana e kryetarit të Qeverisë dhe nga Qeveria, nuk do të ketë kurrfarë intervenimesh lidhur me mbrojtjen e kujtdo qoftë. Pasi, bëhet fjalë me të vërtetë për informata të tmerrshme, që janë lëndë e hetimeve të MPB-së dhe të Prokurorisë. Po ashtu, shoh nëpër mediume, posaçërisht nëpër rrjetete sociale, se po tentohet të bëhet një fotografi për involvim vetëm të personave të caktuar, varësisht nga përkatësia e tyre. Atë që mund ta them është se krimi i tillë është multipartiak, multientik dhe multikulturor", është decid Kovaçevski.

Ai nënvizoi se edhe për çdo klinikë tjetër, për të cilën do të ketë informata të tilla, do të veprohet njëjtë.

"Çdo informatë tjetër, që do të jetë e qasshme për opinionin, për çdo klinikë, do të bëhet njëjtë, në këtë mënyrë, do të trajtohet dhe sanksionohet nga ana e institucioneve relevante. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër dhe në bazë të dëshmive, do të sanksionohen ata që do të identifikohen se e kanë shkelur ligjin, se i kanë shkelur edhe normat etike dhe morale për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore", tha Kovaçevski.

Në këtë moment në Klinikën për onkologji udhëheq një drejtor i ri. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR