• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Do të jetë fenomen botëror nëse një qeveri që është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve arrin të bjerë

Kovaçevski: Do të jetë fenomen botëror nëse një qeveri që është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve arrin të bjerë

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria teknike në vendin tonë është një fenomen botëror, i cili nuk ekziszon askund në botë dhe mendoj se do të sihte një fenomen tjetër botëror nëse një qeveri që është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve arrin të bjerë, deklaroi lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke theksuar se sipas tij kjo nuk do të ndodhë dhe se qeveria teknike do të arrijë të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Kovaçevski, gjithashtu, theksoi se kemi disa fenomene në vend, siç janë qeveria teknike, PTHP dhe OTA, ndërsa të cilat, siç thotë janë rezultat i mënyrës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së deri në vitin 2016.

"Një fenoment është qeveria teknike ose qeveria e Përzhinos, fenomeni i dytë është PTHP-ja, që nuk ekziston më dhe fenomeni tretë është OTA, që askund në botë nuk ekziston dhe kjo është e gjitha rezultat i mënyrës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së deri në vitin 2016", deklaroi Kovaçevski pas takimin me Lidhjen e shoqatave të pensionistëëve të Maqedonisë.

Qeveria teknike, sipas Kovaçevskit, do të mund t'i menaxhojë gjërat normalisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve, duke përmendur si shembuj atë që dje, siç tha me propozim të ministrave të LSDM-së është zgjidhur problemi me Fondin e sigurimeve shëndetësore.

Lidhur me akuzat e ministrave nga Aleanca për Shqiptarët, Aliu dhe Mexhiti për seancën e djeshme në Qeveri, Kovaçevski tha se nuk mund të komentojë diçka në të cilën nuk ka marrë pjesë dhe se për gjithçka që ndodh në qeveri, duhet së pari të pyetet kryeministri teknik, ndërsa për dinamikën në secilën parti politike, organet e partive.

"Dje kam pasur bisedë me ministrin Aliu, kam pasur bisedë edhe me Taravarin. Unë thashë se marrëdhëniet e brendshme dhe dinamika në secilën parti zgjidhen në vetë partinë politike", deklaroi Kovaçevski.

I pyetur nëse e aprovon shkarkimin e dy drejtorëve nga ASH-ja, Kovaçevski tha, se duhet të shihet të gjitha shkarkimet si janë bërë, duke theksuar se ai nuk e ka aprovuar as shkarkimin që e ka bërë ministri Mexhiti të drejtoreshës së Klinikës Infektive, dhe se nga ai aspekt nuk do t'i komentojë shkarkimet që i bënë Qeveria.

"Nëse një parti që është anëtare e Qeverisë kërkon që anëtarët e saj të Qeverisë të zëvendësohen me të tjerë, natyrisht që ata që janë në parlament këtë do ta propozojnë. Kjo ka ndodhur edhe nga partitë e tjera, të cilat kanë pasur përfaqësuesit e tyre në Qeveri, e më pas kanë propozuar. Megjithatë kjo është kërkesë e vetë partive politike.

Kovaçevski, theksoi se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë ministrat, duke pasur parasysh, siç theksoi, se në Qeveri punohet në mënyrë profesionale.

"Unë nuk kam drejtuar një qeveri teknike, kam drejtuar një qeveri që ka menaxhuar një krizë për dy vjet. Gjatë një viti të atij mandati ka marrë pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët", deklaroi Kovaçevski. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR