• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Disa vendime kadrovike dhe sjellja e disa partnerëve të koalicionit në Qeveri ndikuan që të kemi një rezultat të tillë zgjedhor

Kovaçevski: Disa vendime kadrovike dhe sjellja e disa partnerëve të koalicionit në Qeveri ndikuan që të kemi një rezultat të tillë zgjedhor

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte deklaroi se analizat paraprake të bëra nga shtabi zgjedhor i partisë rezultuan se pakënaqësia e qytetarëve e cila u reflektua në rezultatet e zgjedhjeve të raundit të parë nga zgjedhjet presidenciale, ishte për shkak të vendimeve të caktuara kadrovike, sjelljes së disa prej partnerëve të koalicionit në qeveri, veçanërisht zyrtarë të caktuar të BDI-së, inflacionit dhe mosbesimit në sistemin e drejtësisë.

"Përveç kësaj, kur shikoni numrin e votave në anën e djathtë të VMRO-DPMNE-së, që është 360 mijë, tashmë ka më shumë parti në anën e majtë. Është fakt se LSDM-ja, gjegjësisht presidenti Pendarovski ka fituar 180 mijë vota dhe është fakt se një ish-kryetar i LSDM-së, për shkak të disa vendimeve të marra në të kaluarën dhe mospajtimit të tij me disa zyrtarë të LSDM-së, ka shkuar i vetëm, ka formuar një parti politike ku u hodhën vota që janë ose të anëtarëve të LSDM-së ose të votave tradicionale të LSDM-së, kështu që kur mblidhni votat e spektrit të djathtë dhe të majtë, atëherë ndryshimi është brenda asaj që ishte në të kaluarën", tha Kovaçevski.

Për ditarin qendror në "Sitel", Kovaçevski tha se individë në BDI janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe se ka pasur zyrtarë që nuk kanë qenë në krye të detyrës gjatë mandatit të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja. Ai tha se nuk ka pasur bisedime me BDI-në pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe se bashkëpunimi në koalicion ka përfunduar më 25 janar, kur ka përfunduar mandati i Qeverisë.

Lidhur me propozimin e kryetarit të partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, që e gjithë kryesia e LSDM-së të japë dorëheqje, Kovaçevski tha se është i bindur se letra nuk i është shkruar LSDM-së, por e kanë shkruar që të arsyetojnë vendimin për mbështetjen e kandidates së VMRO-së, Gordana Siljanovska Davkova në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

I pyetur nëse do të marrë përgjegjësi nëse i humb zgjedhjet, Kovaçevski tha se do ta lë këtë pas 8 majit.

"Natyrisht, sipas rezultateve të zgjedhjeve, në vendin tonë është e rregulluar me statut, pasuar nga një kongres llogaridhënës dhe zgjedhje brendapartiake të të gjitha organeve, trupit dhe funksionarëve. Përsa i përket marrjes së përgjegjësisë, do ta lëmë këtë pas zgjedhjeve të 8 majit. Mos dyshoni në kapacitetin demokratik, moral dhe etik të Dimitar Kovaçevskit. Përndryshe, e ardhmja ime në LSDM do të jetë në LSDM", tha Kovaçevski. qa/

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR