• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Dimovski la gjurmë të pashlyeshme në lëvizjen sindikale që do të jetë shembull për punën e përkushtuar dhe të suksesshme

Kovaçevski: Dimovski la gjurmë të pashlyeshme në lëvizjen sindikale që do të jetë shembull për punën e përkushtuar dhe të suksesshme

Shkup, 11 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu ngushëllime për vdekjen e Darko Dimovskit, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, kryetari i Qeverisë thekson se përkushtimi i Dimovskit në luftën për të drejtat e punëtorëve ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërsa përfshirja e tij në lëvizjen sindikale dhe të punëtorëve, siç thotë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme që edhe më tej do të jenë një shembull i punës së përkushtuar dhe të suksesshme. 

"Me keqardhje të madhe e mora lajmin për vdekjen e parakohshme të Darko Dimovskit, kryetarit të LSM-së.  Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e tij. Me hapjen, pragmatizmin dhe gatishmërinë e tij për dialog, arriti të bëjë një hap dhe progres historik  i cili edhe në vitet në vijim do të sigurojë një jetë më cilësore për të gjithë punëtorët  në shtet. Lavdi pastë", ka shkruar Kovaçevski.

Nga Sindikata informuan  se Darko Dimovski ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër në moshën 45 vjeçare.

 "Kolegët, bashkëpunëtorët dhe punëtorët do ta kujtojnë si një luftëtar të madh për të drejtat e punëtorëve që la gjurmë të thella në lëvizjen sindikale dhe punëtore të Maqedonisë. Në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë,  i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij", njoftoi sot LSM-ja. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR