• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski dhe Trançevska pasdite në takim me pensionistët

Kovaçevski dhe Trançevska pasdite në takim me pensionistët

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trançevska pasdite do të takohen me përfaqësues të shoqatave të pensionistëve.

Penzionistët në periudhën e kaluar protestuan duke kërkuar rritje lineare të pensioneve.

Qeveria, me paketën e nëntë antikrizë, parashikoi masa edhe për pensionistët me të ardhurat më të ulëta. Gjatë pesë muajve të ardhshme, ata me pension deri 14 mijë denarë do të marrin nga 3.000 denarë në muaj, me pension nga 14 deri 16 mijë denarë nga 2.000 denarë në muaj dhe ata me pension nga 16 deri 19 mijë denarë nga 1.500 denarë në muaj. Për këtë qëllim janë paraparë 35 milionë euro.

Do të vazhdojë edhe mbështetja financiare për faturat e rrymës për amvisëritë me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale dhe pensionit social. Për ta mbështetja do të jetë 1.200 denarë në muaj gjatë gjashtë muajve e ardhshëm. Me këtë masë, për të cilën janë planifikuar 5,9 milionë euro, mbulohen më shumë se 50 mijë shfrytëzues. ss/bsh/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR