• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski dhe Bytyqi në Mako market, kompani që zgjeron kapacitetet me 10 milionë denarë mbështetje nga shteti

Kovaçevski dhe Bytyqi në Mako market, kompani që zgjeron kapacitetet me 10 milionë denarë mbështetje nga shteti

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Mako Marketi është shembulli i një kompanie që ne e mbështesim në zhvillimin e saj, zgjerimin dhe përmirësimin e prodhimit, ndërsa me këtë edhe punonjësit e saj, të cilët kanë punë të qëndrueshme dhe të paguara denjësisht, theksoi zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi gjatë vizitës së kompanisë Mako Market SHPK Shkup, të cilën e realizoi së bashku me kryetarin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe u.d. drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Në ngjarje theksuan se kompania në vitin 2020 fillon një projekt investues mbi një milion e 400 mijë euro për zgjerimin e objekteve prodhuese, për të cilin mbështetja nga Qeveria deri më tani është mbi 10 milionë denarë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Mako Market është një kompani që ekziston me sukses për 33 vite përmes prodhimit dhe shpërndarjes së markave të njohura, por mbi të gjitha përmes prodhimit të markave të veta që janë të njohura për blerësit tanë dhe për blerësit në tërë rajonin e Ballkanit.

"Sot kompania bashkëpunon me më shumë se 2000 klientë në tregun vendas dhe eksporton në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Moldavi, Rumani dhe Mal të Zi, dhe ka ambicie të zgjerojë eksportet në tregje të reja dhe planifikon një cikël të ri investimi për të zgjeruar prodhimin e saj", tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se Qeveria vazhdon me serinë e vizitave në tregun tonë vendor sepse duam të ndjekim hapat e kompanive tona, të dëgjojmë zërin e tyre për masat që ne propozojnë.

"Ashtu si shumë kompani të tjera, kompania e sotme është pjesë e qindra kompanive që në vitet e kaluara janë mbështetur dhe mbështeten nga fondet buxhetore, të cilat modernizuan procesin e prodhimit dhe u bënë edhe më konkurruese në tregun tonë dhe në tregjet ndërkombëtare", tha kryeministri Kovaçevski gjatë vizitës në "Mako Market", që është përfitues i ndihmës shtetërore në kuadër të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

Kovaçevski theksoi se Qeveria kohëve të fundit miratoi shumë masa për mbrojtjen e standardit jetësor dhe mbrojtjen e likuiditetit të kompanive.

"Ne dëgjojmë mendimet e kompanive dhe nevojat e tyre dhe për këtë arsye marrim masa në favor të qytetarëve. Me ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe uljen e tyre duke ofruar një çmim "të garantuar" për produktet, si dhe me vendimin e qeverisë për të rafinuar normën preferenciale të TVSH-së prej 5% për shumicën e produkteve ushqimore bazë, ne kemi krijuar një bazë solide për  të arritur një inflacion prej 5 për qind deri në fund të vitit", nënvizoi kryeministri, duke shtuar se qeveria merr vendime sipas lëvizjeve të tregut dhe nuk do të lejojë fitime në kurriz të së mirës së përbashkët në kohë krize.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se nga viti 2021 kompania është pjesë e portofolit të Ligjit për mbështetjen ginanciare të Investimeve dhe është një nga kompanitë vendore që në persë vitet e fundit kanë investuar 500 milionë euro në ekonominë tonë.

"Me mbështetjen financiare të kompanive vendore në ciklet e tyre të investimeve, Qeveria kujdeset që përmes zhvillimit të ekonomisë të krijojë vende të reja pune dhe të paguara mirë për qytetarët, por kujdeset edhe të mbrojë drejtpërdrejt standardet e tyre të jetesës përmes tarifave preferenciale të taksave të produkteve ushqimore bazë. Jo vetëm përmes normave tatimore preferenciale prej 5%, ne do të mbrojmë dhe përmirësojmë më tej në mënyrë sistematike standardet e qytetarëve me Ligjin për praktikat e padrejta tregtare, me të cilin do të heqim nga tregu sjelljet joetike të biznesit që dëmtojnë drejtpërdrejt fuqinë blerëse", theksoi Bytyqi.

Goran Trajkovski drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në ngjarje theksoi se Inspektorati është në terren dhe përsëri u bëri thirrje qytetarëve që nëse vërejnë mos respektim të masave të çmimit të garantuar apo ndonjë shkelje tjetër të ligjeve, ta lajmërojnë Inspektoratin e Tregut.

"TVSH prej 5% mbetet për produktet ushqimore bazë dhe nuk do të ketë  dhe nuk guxon të ketë rritje të çmimeve. Tregtarët mund të ulin më tej çmimet e produkteve bazë, por në asnjë rast të mos i rrisin ato", shtoi ai.

Trajkovski theksoi se Inspektorati i Tregut vazhdimisht kryen kontrolle dhe mund të them se tregtarët në përgjithësi i zbatojnë vendimet e Qeverisë.

Por, nëse konstatojmë se dikush po tenton të manipulojë qytetarët, ai nuk do të kursehet, përkundrazi do të marrë sanksionin e duhur. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku dhe të ndërtojmë një sistem të drejtë në vendin tonë, ndërsa ata që nuk duan të jenë pjesë e atij sistemi do të ndëshkohen pa seleksionim dhe pa kompromis sipas të gjitha ligjeve me të cilat vepron inspektorati i tregut”, tha u.d. drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski. sa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR