Kovaçevski dhe Boçvarski për inspektim të punimeve në autostradën Rankovce-Kriva Pallankë
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do t'i inspektojë aktivitetet ndërtimore në rrugën ekspres Rankovce-Kriva Pallankë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:10, 28 prill, 2023
Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do t'i inspektojë aktivitetet ndërtimore në rrugën ekspres Rankovce-Kriva Pallankë.
Kovaçevski do të shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.
Investimi në rrugën ekspres e cila ka një gjatësi të projektuar prej 25.5 kilometra, është 62.5 milionë euro. Ndërtimi është i ndarë në dy seksione. Seksioni i parë Dllaboçicë-Çatall është është me një gjatësi prej 15.5 kilometra dhe me vlerë prej 32 milionë euro, ndërsa seksioni i dytë Kriva Pallankë-Dlloboçicë është me një gjatësi prej 10 kilometra dhe me vlerë prej 30.5 milionë euro. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s