• e diel, 24 nëntor 2024

Kovaçevski deri te opozita: Nuk keni 61 deputetë, as shumicë të re, as shpërndarjen e Kuvendit

Kovaçevski deri te opozita: Nuk keni 61 deputetë, as shumicë të re, as shpërndarjen e Kuvendit

 Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Destabilizim me të vetmin qëllim kolltuku, dëshira për pushtet, para, tenderë, siç e pamë në Qytetin e Shkupit. Që nga seanca konstituive e këndej pohoni  së bashku me kryetarin tuaj se kjo përbërje parlamentare qeveritare nuk do të zgjasë shumë, se do të pasojnë zgjedhje të shpejta, se zgjedhje do të ketë në pranverë. Jo vetëm që nuk ka pasur zgjedhje të parakohshme,  prandaj paralajmëroni shumicë të re  pastaj shpërndarje të Kuvendit, tha pasdite   kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu drejtuar deputetëve të opozitës në seancën e Kuvendit për pyetje të deputetëve.

 "Edhe këtë vit e nisët me këtë. Me gënjeshtrën se ka 61 deputetë dhe se në janar apo shkurt do të ketë një shumicë të re parlamentare për të shpërndarë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhje të parakohshme. Dhe ja në mes të shkurtit, as Mickovski e as ju nuk keni 61 deputetë, as nuk ka shumicë të re, as nuk ka shpërndarje të Kuvendit.

 Është e qartë, theksoi Kovaçevski, se zgjedhjet do të jenë në vitin 2024.

Gënjeshtra tjetër, shtoi ai, është se ka fabrikë për autobusë  në Qytetin e Shkupit  me 500të punësuar.

 Kryeministri duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Mile Lefkov lidhur me furnizimin e ilaçit Trikafta për pacientët me fibrozë cistike,   tha se janë siguruar 2.2 milionë euro për furnizim urgjent të ilaçit për pacientët.

 Sa ka të bëjë me atë që e thashë, nëse është gjendur i lënduar nga e vërteta që e kam thënë, atëherë i kërkoj falje atij që është lënduar nga e vërteta.

 Koordinatori i Grupit Parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, e dënoi si endolike sjelljen e kryeministrit  dhe i tha nënkryetarit të Kuvendit, Goran Misovski se është dashur menjëhetë  ta ndërpresë.

 Në një vërejtje procedurale, koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, theksoi se e kupton, siç tha, nervozizmin e opozitës “sepse paralajmëruan  shumicë të re parlamentare, ndërsa ndodhi e kundërta”. ar/

 Foto Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR