• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Deputetët e opozitës të paktën një herë të qëndrojnë pas interesave strategjike të shtetit

Kovaçevski: Deputetët e opozitës të paktën një herë të qëndrojnë pas interesave strategjike të shtetit

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Marrëveshja me “Behtel dhe Enka”, si çdo marrëveshje, nënkupton privatësi dhe konfidencialitet. Çdo kontratë e nënshkruar ndërmjet çdo qeverie dhe çdo kompanie të madhe ndërkombëtare shumëkombëshe e ka atë, në të cilën disa pjesë duhet të jenë konfidenciale, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme parlamentare kushtuar çështjeve parlamentare.

Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të Eli Panovës nga VMRO-DPMNE, Kovaçevski theksoi se këto janë kompani të huaja serioze dhe me reputacion dhe shtoi se kjo është praktikë e kontratave të tjera që i kanë praktikuar edhe në vende të tjera. Ai informacion konfidencial i referohet teknologjisë së punës së secilës palë kontraktuese, mënyrës së përllogaritjeve të tyre, dhe kjo, siç theksoi ai, nuk është ndonjë krim dhe korrupsion.

Kryeministri theksoi se kjo nuk është marrëveshja e parë e tillë në vendin tonë dhe shtoi se duhet të respektohen sekretet e biznesit të kompanive. "Por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se Qeveria po fsheh diçka që është me interes për opinionin dhe diçka që do të kishte efekte negative për qytetarët. Elementet kyçe të marrëveshjes që janë me interes për opinionin nuk kanë qenë asnjëherë sekret, si vlera e marrëveshjes, mënyra e zbatimit të marrëveshjes, si do të shpenzohen paratë e qytetarëve", tha Kovaçevski.

Për transparencën, kryeministri thekson se nuk ka asgjë sekrete. "Kjo marrëveshje është përgatitur prej dy vitesh, që nga miratimi i ligjit të posaçëm, përmes Këshillit Drejtues, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve me mbikëqyrjen dhe me “Behtel dhe Enka”, të gjitha pikat kyçe dhe thelbi ishin para sytë e opinionit", tha Kovaçevski.

Kovaçevski pohon se të gjitha procedurat me këtë marrëveshje janë respektuar sipas ligjit të miratuar nga deputetët e këtij Kuvendi.

Kryeministri Kovaçevski kujtoi në amendamentet e dorëzuara nga e Majta dhe shtoi se për to fshihen deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, Dimitar Apasiev e udhëheq debatin dhe udhëheq veprimet e opozitës totale, e cila, siç tha, është në anën e majtë në Kuvend.

Kovaçevski theksoi se marrëveshja me “Behtel dhe Enka” është nënshkruar në përputhje me ligjin, ka kaluar të gjitha filtrat e nevojshëm dhe më pas e kanë nënshkruar ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Ajo marrëveshje, me kërkesë të Prokurorisë Publike, është në proces dorëzimi nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

Sipas kryeministrit, në fund do të ketë një projekt që do të realizohet, ndërsa dinamika e projektit do të varet nga bllokada që, siç tha ai, po e bën në Kuvend shefi juaj Dimitar Apasiev, ndërsa ju po e mbështesin atë. ls/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR