• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Debati bëhet në institucione, jo në takime të liderëve dhe në televizione, përballje me Mickoskin do të ketë kur të vijë koha

Kovaçevski: Debati bëhet në institucione, jo në takime të liderëve dhe në televizione, përballje me Mickoskin do të ketë kur të vijë koha

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Koaçevski tha se do të ketë përballje televizive me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski kur të vijë koha për atë. Siç tha sonte, zhvillimi diskutohet në institucione, e jo në takimet e liderëve dhe debatet televizive.

Sipas Kovaçevskit, e vetmja gjë që i intereson Mickoskit është bllokimi i të gjitha proceseve në vend. 

Ai edhe një herë i ka bërë thirrje opozitës që t'i zhbllokojë proceset që nënkuptojnë avancimin e vendit dhe integrimin në BE.

"Përballje do të ketë, por kur të vijë koha për atë. Do të kemi zgjedhje, debate... Ekzistojnë institucione në të cilat duhet të bëhet debat. Ne nuk mund ta zëvendësojmë vazhdimisht diskutimin institucional me takime të liderëve dhe debate televizive. Reformat institucionale, autostradat dhe reformat nuk bëhen në takime të liderëve dhe debate televizive, por në Kuvend, Qeveri dhe në grupet adekuate të punës. Prandaj, i bëj thirrje edhe një herë përfaqësuesve të opozitës, nëse i lejon Apasiev, t'u bashkohen proceseve që nënkuptojnë avancimin e shtetit dhe integrimin në BE", theksoi Kovaçevski sonte në Kanal 5.

Sipas kryeministrit, Mickoski as që kërkon debat. 

"Sa i përket temës së fundit – marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve me 'Behtel dhe Enka', kërkuan debat në Kuvend, ndërsa dy javë nuk duan të caktojnë komision, kërkuan debat për ndryshimet kushtetuese, e nuk pranuan të jenë pjesë e Komisionit për ndryshimet kushtetuese, kemi ekipe për negociata me BE-në, në të cilat kemi ftuar opozitën që nga dita e parë, por nuk kanë marrë pjesë, kemi pasur fillimin e negociatave me BE, u tham të merrnin pjesë, ata refuzuan, e kanë mundur të shprehnin qëndrimet e tyre", theksoi Kovaçevski, duke shtuar se aktualisht për shkak të pengesave, janë bllokuar gjysmë miliardë para për qytetarët. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR