• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Dëshirojmë Bullgaria të zgjedhë Qeverinë, e cila do të jetë 100 për qind e orientuar drejt parimeve të BE-së

Kovaçevski: Dëshirojmë Bullgaria të zgjedhë Qeverinë, e cila do të jetë 100 për qind e orientuar drejt parimeve të BE-së

Lubjanë, 3 prill 2023 (MIA) - Si shtet fqinj dëshirojmë Bullgaria të zgjedhë qeveri politike, e cila 100 për qind do të jetë e orientuar drejt respektimit të parimeve të BE-së, drejt parimeve të zgjerimit të Unionit, respektimit të të gjithë fqinjëve të vet dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe me shtetin tonë edhe me fqinjët e tjerë, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp në Lubjanë me kolegun e tij slloven, Robert Golob.

Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Lubjana, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve të komentojë zgjehdjet në Bullgari, Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut beson se një qeveri evropiane  në Sofje do të angazhohet për të gjitha ato parime,  njejtë siç Sllovenia angazhohet për anëtarësimin e tërë Ballkanit Peërnidmor në BE, sepse ajo është alternativa e vet,e për prosperiret ekonomik i të gjithë qytetarëve nga rajoni ynë.

Ai theksoi se marrëdhëniet e Maqedonisë së veriut me Bullgarinë bazohen në komunikim institucional.

"Kjo do të thotë komunikim i qeverisë me qeveri, institucione me institucione, president me president dhe nëse shikojmë prapa një numër i madh i çështjeve të cilat ishin me rëndësi kyçe për qytetarët dhe për pëballjen me krizën u bënë edhe me presidentin dhe Qeverinë e Bullgarisë, siç ishte furnizimi i papenguar me gaz, liberalizimi i tregut të furnizimit me gaz në shtetin tonë, që shkonte përmes Bullgarisë, funksionim pa pengesë i kapaciteteve tejkufitare për furnizim me energji elektrike gjatë tërë dimrit, në kohë kur pati mungesë të energjisë elektrike, që gjithashtu ishte dakorduar dge respektuar, si dhe bashkëpunimi në shumë fusha", tha Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se ka pasur një problem, e ai është se në Bullgari nuk ka pasur vullnet.

"Ata tashmë një kohë më të gjatë funksionojnë me qeveri në mandat teknik. Dje atje përfunduan zgjehdjet. ne si shtet fqinj dëshirojmë që Bullgaria të zgjehdë qeveri politike e cila do të jetë e orientuar drejt respektimit 100 për qind të parimeve të BE-së, të parimeve të zgjerimit të BE-së, respektimit të të gjithë fqinjëve dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe me shtetin tonë edhe me fqinjët e tjer", theksoi Kovaçevski.

Kryeministri slloven vlerësoi se është mirë që zgjedhjet në Bullgari janë prapa nesh, sepse në kohë zgjehdjesh nuk zgjidhen çështje të ngjashme.

Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për vazhdim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, siç ishte brifuar sot në takimet me përfaqësuesit e vendit, janë në drejtim të përmirësimit të pozitës së pakicave në vend.

"Ishim të informuar se keni një prej sistemeve më të avancuara për mbrojtje të pakicave në Evropë dhe besoj se atë informatë do ta shpërndajmë me kënaqësi në të gjitha qarqet evropiane. Maqedonia e Veriut edhe deri më tnai ishte mes më të avancuarave, nëse jo edhe mëe  avancuara dhe vendi dëshiron të mbetet në atë rrugë, ndërsa njëkohësisht mu me atë që do të hyjnë në anëtarësim të plotë në BE ato pakica do të marrin qasje drejt shteteve të tyre amë", tha Golob.

Kovaçevski, ndërkaq, theksoi se Evropa ndodhet në një moment jashtëzakonisht delikat dhe të vetëm gjeopolitik, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, ndërsa Maqedonia e Veriut që nga dita e parë është vendosur në linjë të politikës së jashtme të BE-së dhe si anëtre e NATO-s ka marrë pjesë në mbështetjen e shtetit të pavarur demokratik, i cili është sulmuar nga ana e një shteti më të madh fqinj. Kjo, shtoi ai, vetëm tregon se Maqeodnia e Veriut si çdoherë është në anën e vërtetë të historisë.

"Dhe nga këtu dolëm mët ë fuqishëm, sepse pas 17 viteve pritje Maqedonia e Veriut i filloi negociatat me BE-në dhe procesin e skriningut i cili 17 vite ishte vënë në pritje për shkak se shtetin e udhëhiqnin politikanë të cilë nuk kishin guxim të sjellin vendim shtetëror dhe vizionar. Ajo që është para nesh, është sjellja e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë pejsëe obligimeve në kornizën negociuese dhe unë them se kur edhe ato do të miratojmë, shteti sërish do të dalë më i fuqishën dhe fitimtar, sepse më pas automatikisht vazhdon konferenca e dytë ndërqeveritare - hapja e klasterëve, reformat në shoqëri dhe anëtarësimi i barabartë në BE, për çka kemi mbështetje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së", tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me Golob. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR