• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski: Dënoj ashpër arrestimin e gazetarit Furkan Saliu

Kovaçevski: Dënoj ashpër arrestimin e gazetarit Furkan Saliu

Shkup, 7 prill 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministër Dimitar Kovaçevski ka dënuar arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.

"Përdorimi i forcës ndaj gazetarëve të kujton kohët e errëta të së kaluarës kur nuk kishim liri dhe demokraci dhe ishim shtet i kapur. Frikësimi i gazetarëve, keqpërdorimi i pushtetit dhe institucionit MPB është i papranueshëm", ka shkruar Kovaçevski në faqen zyrtare në Fejsbuk.

Kovaçevski shprehu pritshmërinë që gazetari të lirohet.

"Liria e shprehjes dhe mbrojtja e gazetarëve janë prioritet kryesor në një shoqëri demokratike", ka thënë Kovaçevski në Fejsbuk.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR