• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski, Besimi dhe Han hapin Forumin e tretë Ekonomiko-Financiar në Shkup

Kovaçevski, Besimi dhe Han hapin Forumin e tretë Ekonomiko-Financiar në Shkup

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Forumi i tretë Ekonomik dhe Financiar në Shkup (SEFF) fillon sot, me temën "Evropa - PO, Evropa - TANI". Forumin do ta hapin kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i financave Fatmir Besimi dhe komisari evropian për buxhet Johanes Han.

Në SEFF, i cili organizohet nga Ministria e Financave, do të mbahen katër panele: "Përshpejtimi i integrimit evropian dhe rajonal"; "Përmirësimi i mjedisit për prosperitet ekonomik"; "Gjeopolitika dhe politika" dhe "Tendencat globale dhe mundësitë e biznesit".

"Qëllimi i konferencës është hapja e një diskutimi transparent dhe gjithëpërfshirës për temat përkatëse, në një kohë kur për qytetarët tanë po hapen mundësi të reja të shumta për një standard më të lartë, kushte më të avancuara jetese, siguri dhe perspektivë përmes integrimit evropian", informon Ministria e Financave.

Në konferencë do të flasin përfaqësuesit e bankave evropiane - Banka Evropiane e Investimeve, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të institucioneve financiare ndërkombëtare - Banka Botërore dhe FMN, USAID, si dhe përfaqësues të qeverive në rajon dhe vend,  diplomatë, përfaqësues nga sektori i biznesit, publiku akademik etj.

SEFF është një iniciativë e Ministrisë së Financave për unifikimin dhe debatin ndërmjet politikbërësve dhe përfaqësuesve politikë, partnerëve ndërkombëtarë të zhvillimit, shoqërisë civile, publikut akademik, sektorit të biznesit dhe ekspertëve të tjerë, me qëllim krijimin e një sinergjie idesh dhe iniciativash për rimëkëmbjen ekonomike dhe një rritje gjithëpërfshirëse, të përshpejtuar dhe të gjelbër. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR