• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Bekteshi do t'i bëjë të ditura detajet nga takimet me kompaninë për gaz natyror

Kovaçevski: Bekteshi do t'i bëjë të ditura detajet nga takimet me kompaninë për gaz natyror
Shkup, 8 tetor 2022 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të bëjë të ditur se çka është biseduar në takimin me kompaninë për gaz natyror a cila ishte theksuar nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski tashmë është informuar për rezultatin, por, siç theksoi, është etike që Bekteshi t'i thotë detajet sepse ai ka marrë pjesë dhe e ka udhëhequr në takim delegacionin nga Maqedonia e Veriut. "Bekteshi do të bëjë të ditur se ku ka qenë dhe cilat janë rezultatet. Ai do të duhet të tregojë burimin, sepse ai udhëhoqi delegacionin tonë. Është pozitive kur vjen një ofertë dhe kur është më e mirë se të tjerat. Nuk mund të ndërhyj dhe të shtjelloj oferta nga kompani private, nëse ka pasur, të cilat duhet të arrijnë në Komision që në mënyrë të pavarur të bëjë vlerësim. Është edhe etike edhe ligjore", tha kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit ndërmjet M-TEL dhe KB Rabotniçki. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR