• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Amendamentet kushtetuese në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme

Kovaçevski: Amendamentet kushtetuese në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme

Sveti Nikollë, 7 korrik 2023 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese do të shtrohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në pajtim me produrën për të njëjtat, në Kuvend, aty edhe ku është vendi, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

I pyetur nëse kjo do të thotë se ka pasur takim dhe është arritur pëlqim që të votohen ndryshimet kushtetuese me opozitarin e parë, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe nëse nuk votohen në vjeshtë do të ketë zgjedhje të parakohshme, shefi i Qeverisë e përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se ndryshimet kushtetuese nuk lidhen me mandatin e Qeverisë.

"Në vend nuk do të ketë zgjedhje në vjeshtë. Zgjedhjet do të jenë vitin e ardhshëm - presidenciale, pastaj parlamentare. Procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk lidhet me mandatin e Qeverisë por me integrimin evropian të shtetit dhe obligim i çdo partie politike është t'i mbështesë integrimet evropiane. Kur të shqyrtohen amendamentet e Kushtetutës nga Qeveria, ato do të kumtohen dhe do të publikohen publikisht dhe atëherë të gjithë qytetarët tanë do të mund të binden se bëhet fjalë për amendamente teknike, me të cilat diçka që tashmë është fakt në Kushtetutë, sipas atyre që thonë ekspertët më të mëdhenj juridikë në shtet, do të futen shtesë në Kushtetutë në pjesën e "pjesëve të popujve të tjerë të cilët jetojnë në shtet". Dhe prandaj vlerësoj se obligim i çdo deputeti, e çdo partie politike në Kuvend është ta mbështesë këtë proces dhe të sigurojmë vazhdimin e integrimit evropian me hapjen e kapitujve, me hapjen e klasterëve dhe përfundimin e negociatave deri në vitin 2030 dhe anëtarësimin e shtetit në BE", potencoi kryeministri Kovaçevski në deklaratën pas ndarjes së banesave sociale për 27 familje në Sveti Nikollë. 

QËNDRONI TË LIDHUR