• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Ageler: Mbështetje nga SHBA-ja në vigjilje të hapave të ardhshëm në procesin eurointegrues të vendit

Kovaçevski - Ageler: Mbështetje nga SHBA-ja në vigjilje të hapave të ardhshëm në procesin eurointegrues të vendit

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Prajs Ageler, e cila, siç infromoi pres-shërbimi qeveritar e ka transmetuar vendosmërinë e fuqishme të SHBA-së që të vazhdojnë edhe më tej ta mbështesin Maqedoninë e Veriut, duke i vlerësuar lartë vendimet e deritanishme, të cilat Qeveria i ka ndërmarrë në drejtim të sigurimit të të ardhmes prosperuese në kuadër të BE-së dhe NATO-s.

Takimi është një pjesë e dialogut të rregullt me ambasadoren amerikane lidhur me tema të përbashkëta nga rendi i ditës në raportet mes dy vendeve dhe vjen pas vizitës së kryeministrit Kovaçevski në SHBA, javën e kaluar.   

"Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e padyshimtë për vendin tonë që ka marrë nga sekretari amerikan i Shtetit. Entoni Blinken në takimin e mbajtur më 9 maj në Uashington dhe veçanërisht në pritje të hapave të ardhshëm në procesin e integrimit evropian të vendit. U theksua përkushtimi për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve miqësore, dypalëshe dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së si aleate në NATO, por edhe si dy vende që ndajnë vlera të përbashkëta", thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të qeverisë. mb/

Foto: Qeveria e RMV

QËNDRONI TË LIDHUR