• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski – Dushek: Bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për perspektivat ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski – Dushek: Bashkëpunimi me Forumin Ekonomik Botëror është veçanërisht i rëndësishëm për perspektivat ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Nju-Jork ka realizuar takim me drejtorin menaxhues të Forumit Ekonomik Botëror, Mirek Dushek, në të cilin është biseduar për perspektivat ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kontekst të sfidave politike dhe të sigurisë të kontinentit evropian, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të shtetit tonë me Forumin, në këtë konstelacion.  

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, nëpërmjet bashkëpunimit aktiv me mbi 800 kompani botërore udhëheqëse, Forumi Ekonomik Botëror mund të kontribuojë ndjeshëm në tërheqjen e vëmendjes së investitorëve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.   

 

 

"Në rrugën drejt qëllimit të integrimit evropian, që konsiderojmë se është i arritshëm deri në vitin 2030, vendi ynë ka nevojë për inovacione dhe një nxitje të konkurrencës së kompanive dhe investimeve dhe motivim të kapitalit njerëzor. Janë të vlefshme përvojat dhe shkëmbimi i njohurive në tubimet e Forumit të një formati global,  për çështje të rëndësishme siç janë: zgjidhjet e biznesit për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në prodhimin e ushqimit, gjetja e zgjidhjeve rreth potencialeve energjetike, në planin  e ndryshimeve klimatike, gjendja në shëndetësi, konkurrenca globale, teknologjia informatike, lufta për parandalimin e korrupsionit", theksoi Kovaçevski. 

 Në takim, siç thuhet në kumtesën e qeverisë, u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut po shënon progres në renditje sipas performancës ekonomike dhe u vlerësua se është e nevojshme të ruhet fokusi në drejtimin e ndërmarrë, për çka më tej u paralajmërua përforcimi i bashkëpunimit me Forumin Ekonomik Botëror. 

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  

 

QËNDRONI TË LIDHUR