• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Është normale Antikorrupsioni ta kryejë punën e vet për çfarëdo lloj dyshimesh për autostradat

Kovaçevski: Është normale Antikorrupsioni ta kryejë punën e vet për çfarëdo lloj dyshimesh për autostradat

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Komisioni për antokorrupsion është normale ta bëjë punën e vet në pjesën e asaj për të çka ekzistojnë dyshime, megjithatë kjo nuk do të thotë se "Behtel dhe Enka" do t'i shtyjë punët, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pasi që Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit kumtoi se hapë lëndë për mbikëqyrje të ndërtimit të autostradave në korridoret 8 dhe 10.

Lidhur me kompaninë e cila do ta bëjë mbikëqyrjen, Kovaçevski tha se ajo ka nënkryes të vet dhe se disa prej tyre angazhojnë njerëz nga vendi me qëllim që të mos sillen ekspertë për mbikëqyrje nga jashtë.

"Disa prej atyre nënkryesve kanë edhe pronarë të huaj, megjithatë në mënyrë dominuese punësojnë njerëz nga vendi me qëllim që të mos ketë nevojë të gjithë ekspertët të cilët nevojiten gjatë mbikëqyrjes, të sillen nga jashtë", tha Kovaçevski.

Lidhur me strukturën pronësore të kompanisë "Eptisa", Kovaçevski udhëzoi drejt Regjistrit qendror, ndërsa për çfarëdo lloj informatash të cilat janë të dyshimta, bëri thirrje që menjëherë të paraqiten tek institucionet kompetente.

Ajo për çka ky projekt, sipas Kovaçevskit, dallon nga të deritanishmit është ajo që tani kompania do ta projektojë, do të realizohet në terren.

"Kompania 'Behtel dhe Enka' tashmë nënshkroi marrëvehsje me mbi 400 faqe me Qeverinë, ajo është në fuqi dhe ata do të fillojnë me projektimin dhe ndërtimin e autostradës. Ne deri më tani kemi pasur projekte infrastruklturore që janë bërë sipas parimit të vjetër ku bëhet projektimi, më pas projektimi zgjatë me vite dhe më pas fillon kryerja dhe projekti asnjëherë nuk përfundon. Këti bëhet fjalë për projektim dhe kryerje, atë që e ka projektuar kompania, prkatikisht edhe e kryen në terren dhe me atë përshpejtohet kryerja e punëve", nënvizoi Kovaçevski.

Ai theksoi se ky projekt është më i madhi në historinë e vendit në pjesën e infrastrukturës dhe tha se kur do të fillojë realizimi, do të angazhohen një numër i madh i kompanive dhe punëtorëve nga vendi.

Komisioni për antikorrupsion kumtoi se hapë lëndë për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradave në korridoret 8 dhe 10 që e bën IRD. Sipas KSHPK-së, duhet të kontrollohen informatat e plasuara në mediume se ndërmarrja "Eptisa", e cila është pjesë e IRD, ka pasur ndalesë nga shteti që të mos angazhohet në mbikëqyrje ndërtimore për shkak të sjelljes joetike dhe joprofesionale, por para tenderit Qeveria e ka anuluar atë ndalesë. ab/

Foto: Qeveria

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR