• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Është në dorën e institucioneve bullgare të vlerësojnë se si është regjistruar klubi maqedonas në Bllagoevgrad

Kovaçevski: Është në dorën e institucioneve bullgare të vlerësojnë se si është regjistruar klubi maqedonas në Bllagoevgrad
Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) - Nesër në Bllagoevgrad hapet një klub maqedonas i financuar nga persona privat dhe thashë që të interesuarit mund të shkojnë. Për mënyrën se si është regjistruar, i takon institucioneve të Bullgarisë që të vlerësojnë, ashtu sikurse formimi i klubeve bullgare në vendin tonë është në vlerësimin e institucioneve tona, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e një gazetari. Në fillimin e sotëm të ndërtimit të pjesës lindore të Korridorit 8, seksioni Kumanovë-Bellakovcë-Kriva Pallankë, Kovaçevski tha se në mes të dy vendeve duhet të krijohen organizata dhe ngjarje që bashkojnë qytetarët, shtetet dhe institucionet dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërtohet retorika  që u praktikua për një periudhë të gjatë. "Dëshiroj të shtoj se gjatë muajve të verës thashë se si shtet përmes Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë do t'i paraqesim një kërkesë Bullgarisë me qëllim të hapjes së një qendre zyrtare kulturore maqedonase në Bllagoevgrad siç e kemi në Sofje, Tiranaë dhe Sarajevë dhe qytete të tjera përmes të cilave do të mund të ruajnë kulturën dhe letërsinë maqedonase dhe qytetarët që vetëpërcaktohen si maqedonas të vijnë në kontakt me të", shtoi ai. Kovaçevski informoi se ka marrë pjesë në hapjen e zyrës së Agjencisë Bullgare të Lajmeve BTA në Shkup, si dhe se në Sofje homologu i tij kryeministri i Qeverisë së Bullgarisë ka marrë pjesë në hapjen e zyrës së Agjencisë Informative Mediatike  (MIA). "Në hapjen e përfaqësisë së Agjencisë tonë informative në Sofje  mori pjesë kryeministri i Bullgarisë dhe ashtu duhet të jetë,  po ashtu edhe unë kam marrë pjesë në hapjen e Agjencisë  Telegrafike Bullgare në Shkup", theksoi ai dhe shtoi se shpreson që kërkesa e cila do të dërgohet në Bullgari për hapjen e QIK në Bllagoevgrad do të miratohet dhe së bashku të dy vendet  do të mund ta hapin Qendrën Kulturore.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR