• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Çdo vend do të jetë anëtare e BE-së konform reformave dhe vendimeve që bën

Kovaçevski: Çdo vend do të jetë anëtare e BE-së konform reformave dhe vendimeve që bën

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas përfundimit të dy sesioneve të punës të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, tha se porositë e liderëve evropianë janë se ato janë konform me bindjet e tij dhe angazhimet e përcaktuara tashmë. Ai tha se vazhdimisht ka theksuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe reformat si bazë për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

"Nëse rajoni ngarkohet vazhdimisht me konfliktet e së kaluarës, nëse gjithë kohës ekzistojnë forca politike që shikojnë në diçka ekskluzivisht që ka ndodhur para 70 vitesh. Nëse gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kthehen në të kaluarën, dhe jo në të ardhmen, atëherë sigurisht që këto nuk janë mesazhet që do të vijnë nga BE-ja. Nëse marrim fillimet e Bashkimit Evropian para 70 vitesh ku gjashtë vende poashtu kishin edhe fillimin e BE-së, shikoni historitë e tyre se si kanë qenë edhe në Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Parë Botërore dhe në shekujt para kësaj. Por ata i tejkaluan dallimet", ka thënë Kovaçevski në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të shohë se si këto vende kanë tejkaluar çështje konkrete në të kaluarën në mënyrë që sot të kenë një union që është tregu më i madh botëror, tregu më i pasur botëror dhe një organizatë në të cilën duan të bashkëngjiten shtetet anëtare të tjera. Sipas tij, mesazhet janë të qarta.

"Përfundimisht çështja e zgjerimit është në krye të agjendës. Nëse deri më tani zgjerimi ishte në interes të vendeve aspirante, sot fillimi është në interes të vetë Bashkimit Evropian. BE ka nisur tashmë procesin e diskutimit për reformat e brendshme, pas funksionimit të unionit me disa shtete anëtare, pas inkuadrimit të atyre që do të jenë gati dhe jo rastësisht e them këtë, atyre që do të jenë gati sepse është vendim i bazuar në arritje dhe çdo shtet anëtar tjetër konform reformave që do t'i bëjë, pra konform vendimeve që merr ashtu edhe do t'i bashkëngjitet BE-së", ka thënë Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR