• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Çështja rreth zgjedhjeve tashmë është absolvuar, ato do të jenë në terminin e tyre të rregullt

Kovaçevski: Çështja rreth zgjedhjeve tashmë është absolvuar, ato do të jenë në terminin e tyre të rregullt

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se është e mundur qërish të ketë takim të liderëve ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e partive, duke pasur parasysh atë që vendimet për thirrje të zgjehdjeve sillen me konsensus, por mbetet në qëndrimin se tani kemi proces më të rëndësishëm në shtet se sa zgjedhjet, e ai është sjellja e vendimeve për vazhdim të rrugës eurointegruese të shtetit. Kovaçevski potencoi se çështja rreth zgjehdjeve tashmë është absolvuar, ato do të jenë në terminin e tyre të rregullt.

"Ne që të hënën mund të caktojmë mbledhje në Kuvend në të cilën do të votohen amandamentet kushtetuese dhe të njejtën ditë të caktohen zgjehdjet e parakohshme parlamentare. Gjithashtu, në tryezë është edhe një porpozim tjetër, e ai është të fillohet procesi i ndryshimeve kushtetuese. VMRO-DPMNE të jetë pjesë e Qeverisë, siç kërkon, dhe me atë rast të përfundohet skriningu, të hapen kapitujt nga klasteri i parë, të mbyllim një apo dy kapituj dhe më pas të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, që gjithsesi do të paraqiste një lloj marrëveshje lidhur me çështjen më të rëndësishme që e kemi për qytetarët dhe për shtetin", tha Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Granadë, duke u prëjgigjur në pyetjet për kërkesën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për takim të liderëve në të cilin do të konstatohej data për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

GJithçka tjetër, sipas kryeministrit, është bisedë në tema të cilat i interesojnë vetëm dikujt që dëshiron të vijë në pushtet pa program politik.

Kovaçevski tha se zgjehdjet parlamentare janë të definuara në pajtim me ligjin, njejtë siç janë definuar edhe zgjehdjet presidenciale.

Lidhur me ndryshimet në Kodin zgjedhor, Kovaçevski theksoi se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë punon grupi i punës për ndryshime të Kodit zgjehdor, i kryesuar nga ish-anëtari i KSHZ-së. Siç tha, në atë grup të punës marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike, prëveç përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me misionet vëzhguese, Kovaçevski tha se sapo të shpallen zgjedhjet, presidenciale apo parlamentare, atëherë i dërgohet kërkesë OSBE/ODIHR-së për të dërguar mision afatgjatë i cili do ta vëzhgojë tërë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve. Theksoi se me fillimin e fushatës zgjedhore dhe mbajtjen e vetë zgjehdjeve, vjen misioni vëzhgues i terrenit, i cili i mbikëqyrë zgjedhjet dhe mbajtjen e tyre dhe më pas parashtron raport. Këto procedura zbatohen pasi që të shpallen zgjedhjet.

Duke e komentuar qëndrimin e Mickoskit se "ndoshta Frojdi ndikon ndaj Kovaçevskit, kështu që ai mund të frustrohet nga gjërat e imëta", Kovaçevski pohon se problemet në shtetin tonë janë shumë më pak të natyrës psikoterapeutike, ato më tepër janë probleme të "natyrës gastroenterohepatologjike". ab/

Foto/ Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR