• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski:  Mënyra më e mirë për të nderuar punën e Sh. Klimentit të Ohrit është të vazhdohet misioni i tij

Kovaçevski:  Mënyra më e mirë për të nderuar punën e Sh. Klimentit të Ohrit është të vazhdohet misioni i tij

Shkup, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Mënyra më e mirë për të nderuar punën e përjetshme iluministe të mbrojtësit të kulturës maqedonase, Shën Klimentit të Ohrit, është të vazhdohet misioni i tij, e kjo është bërë me suksesin e ngritjes së gjuhës maqedonase në nivelin e gjuhëve të botës, e duke e bërë Kishën Ortodokse Maqedonase të barabartë me të gjitha kishat ortodokse kanonike, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në solemnitetin “Sh. Klimenti i Ohrit – burimi i spiritualitetit dhe arsimit tonë”, i cili u mbajt në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare me emrin e ndriçuesit, dishepull i vëllezërve Qirili dhe Metodij dhe peshkopi i parë sllav, kryetari i Qeverisë tha se gjuha maqedonase e njohur deri më tani në kulturën dhe shkencën,  sot është edhe realitet politik në Evropë dhe botë, e barabartë me gjuhët që janë në përdorim zyrtar në OKB, NATO dhe BE.

"Kjo do të thotë se maqedonishtja është një nga gjuhët zyrtare në botë. Vitin e kaluar, arritëm të nënshkruajmë marrëveshjen e parë ndërkombëtare me Bashkimin Evropian në gjuhën maqedonase, ndërsa filloi përkthimi i të gjithë legjislacionit evropian në gjuhën maqedonase. Kështu, për herë të parë në përpjekjet shekullore për trajtimin e saj të barabartë, ne e kemi vendosur gjuhën maqedonase në një nivel të barabartë me gjuhët e 27 vendeve anëtare të BE-së... Sot, edhe Kisha Ortodokse Maqedonase, si pasardhëse e Kryepeshkopatës së lashtl të Ohrit, është regjistruar si autoqefale, e barabartë me kishat e tjera simotra, e barabartë me të gjitha kishat ortodokse kanonike në botë", tha Kovaçevski në fjalën e tij.

Ai theksoi këmbënguljen e Shën Klementit, i cili, edhe në kohë të vështira dhe persekutime, siç tha, nuk ka hequr dorë nga synimi dhe qëllimi i shenjtë në të cilin kishte një besim të fortë - të arsimojë sllavët në tokën maqedonase", duke u ngritur në një nga figurat më të rëndësishme të arsimit maqedonas dhe në mesin e kryesuesve të idesë unifikuese evropiane".

"Shën Klimenti i Ohrit zuri vend të rëndësishëm në zhvillimin e qytetëruar evropian si misionar për bashkimin shpirtëror e kulturor të popujve. Dorëshkrimet nga Shkolla e Ohrit sot gjenden pothuajse në të gjitha bibliotekat dhe institucionet e rëndësishme të botës... Më shumë se 1.100 vjet më parë, falë Shën Klementit, Ohri u ngrit në kryeqendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe shpirtërore evropiane nga ku u përhapën vlerat e arsimimit dhe qytetërimit", theksoi Kovaçevski.

Duke potencuar rëndësinë e madhe të Sh. Klimenti i Ohrit në kuptimin më të gjerë, ai porositi se fuqia dhe roli i një populli nuk varen nga madhësia e tij, numri apo madhësia e territorit të tij, por nga "aftësia për të qëndruar të vendosur në përpjekjet vizionare, edhe kur ato duken të pamundura në shikim të parë."

"Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut arriti të konsolidohet brenda vendit me vendime të guximshme dhe të mençura, të ndihmuara nga fryma e trashëguar unifikuese. Zgjidhëm sfidat që për dekada të tëra kanë penguar progresin. Kjo është arsyeja pse sot shihemi si anëtar i dëshirueshëm i Bashkimit Evropian, faktor stabiliteti në rajon dhe në kontekstin evropian. Gjithashtu duhet të integrohemi në Bashkimin Evropian sepse  ne si maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sjellim vlera thelbësore, demokratike, qytetëruese, siç është unifikimi i diversiteteve. Dhe, thjesht, i meritojmë integrimet evropiane”, porositi kryetari i Qeverisë.

Siç tha ai, “është perfide dhe e dëmshme që qytetarët të habiten me frikësime të rreme në lidhje me identitetin maqedonas, të cilat askush asnjëherë gjatë shekujve, nuk ka arritur, e as që do të arrijë të kundërshtojë”.

"Jam i bindur se përpjekje të tilla tashmë janë dalluar nga shumica e qytetarëve dhe shumë shpejt, por edhe përgjithmonë, do ta gjejnë veten në mbeturinat e patriotizmit të rremë të dëmshëm dhe të rrezikshëm", shtoi Kovaçevski.

Në fjalimin e tij, ai u përqendrua edhe në përpjekjet e Qeverisë për t'u kujdesur dhe mbrojtur gjuhën dhe kulturën maqedonase – vitin e kaluar, në çatitë e BPU u rikonstruktuan kubuse, të cilat, tha ai, në mjetin e tij ka mbi tre milionë njësi bibliotekare, rrënjët e së cilës prekin në punën e iluministëve sllavë Cirili dhe Metodi.

"Me mjete buxhetore, në Institutin e gjuhës maqedonase, kemi mundësuar mbrojtje të përhershme të rreth pesë milionë dokumenteve me tekste të vjetra maqedonase, si pjesë e pasurisë sonë shpirtërore, e disa prej tyre datojnë edhe nga shekulli 14. Filluam me formimin e Qendrës për promovimin e gjuhës maqedonase në fshatin Lubojnë. Mbështetëm fjalorin të digjitalizuar të interpretimit të gjuhës maqedonase dhe Drejtshkrimit të gjuhës maqedonase në formë digjitale. E në mesin e vargut të aktiviteteve për mbrojtjen e gjuhës maqedonase është mbështetja për miratimin e Ligjit të ri për përdorimin e gjuhës maqedonase", theksoi Kovaçevski.

Në solemnitetin në BPU për jetën dhe krijimtarinë e Shën Klimentit u përqendrua Prof. Dr. Dimitar Pandev, i cili tha se po të mos ishte Sh. Klimenti dhe Shkolla e tij Letrare e Ohrit, asgjë nuk do të mbetej as nga kujtimi për vëllezërit e shenjtë Qirili dhe Metodi dhe misioni i tyre iluminist dhe lufta me treilingualët, dhe ai, siç u shpreh, "do të mbetej i fshehur në ndonjë arkivol romak ose bizantin ose gjerman".

At Milan Gjorgjeviq nga KOM-KO,  duke vënë në dukje se festa e sotme qështë jashtëzakonisht e rëndësishme, citoi fjalët e Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, se "për Sh. Klementit nuk i nevojiten lëvdatat tona, por ne, si popull dhe si kishë, na duhen lëvdatat e Shën Klimentit".

"Nuk mjafton që të lëvdohemi me Shën Klementin, por ta respektojmë dhe kremtojmë dhe, para së gjithash, të ndjekim shembullin e tij. Meqë ai edhe pas 11 shekujsh, mbetet një matës i vlerave të mirëfillta”, tha ati, duke përcjellë fjalët e kreut të KOM-KO. 

Kremtimi i Shën Klimentit të Ohrit filloi me vendosjen e luleve para monumentit të tij në platonë e BPU nga delegacione të Qeverisë, Armatës, institucioneve që mbajnë emrin e tij, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, partive politike...

Dita me rastin e Shën Klimentit të Ohrit – 8 Dhjetori për më shumë se një dekadë dhe është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR