• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nuk heqim dorë nga e ardhmja dhe lufta për shtet përparimtar dhe progresiv

Kovaçevski: Nuk heqim dorë nga e ardhmja dhe lufta për shtet përparimtar dhe progresiv

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte nga mitingu qendror në Çuçer Sandevë porositi se nuk ka dorëheqje nga e ardhmja dhe lufta për shtet përparimtar dhe progresiv. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin më 8 maj dhe votën e tyre ta japin për koalicionin për të ardhme evropiane dhe për kandidatin për president, Stevo Pendarovski. 

"Dua të ju inkurajoj të bisedoni me çdo mik tuajin, të afërm, fqinj deri më 8 maj. E kuptuam ku kemi gabuar, kemi program dhe plan të qartë si ta përmirësojmë të gjithë këtë dhe gjithashtu të thoni se ne jemi ajo parti e cila i siguroi të gjitha gjërat progresive për shtetin dhe e çliruam shtetin nga kthetrat e vetëm një partie politike e cila e kishte në duart e saja në një dekadë të tërë", tha Kovaçevski. 

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që bashkë ta transmetojnë porosinë për shtet përparimtar në të cilin të gjithë respektohen dhe në të cilin do të ketë standard më të mirë jetësor. 

"Ju bëj thirrje që asnjëherë të mos heqni dorë në atë që besojmë dhe të luftojmë që të kemi sukses që e gjithë ajo që e kemi shkruar në program të bëhet realitet dhe shteti të bëhet shumë më i mirë se sa është tani. Ju bëj thirrje edhe juve, të na bashkëngjiteni dhe bashkë ta dërgojmë porosinë për shtet përparimtar, porosinë për shtet i cili po përparon, për shtet në të cilin respektohen të gjithë. Nuk ka dorëheqje nga e ardhmja dhe nga lufta për Maqedoni përparimtare dhe progresive", theksoi Kovaçevski. 

Bartësi i listës së kandidatëve në Njësinë e dytë zgjedhore, Oliver Spasovski tha se porosia është marrë, është dëgjuar dhe se vlera e vetme në shtet është që të jeni krah për krah me popullin.

"Ne jemi këtu, të përkushtuar së bashku për të hapur perspektivat e vendit. Kemi dy kandidatë me dy koncepte të përfaqësuara këtë herë. Besoj se duhet të përqendrohemi që në periudhën e ardhshme t'i sigurojmë fitoren Stevo Pendarovskit, një njeri që e mban fort timonin e Maqedonisë. Nuk na ngjan të ndalemi e të mos luftojmë, nuk jemi ndalur kur varej se a do të mbetemi gjallë me 27 prill, kemi qëndruar të vendosur, kemi arritur ta rrëzojmë regjimin", tha Spasovski.

Nënkryetari i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve në Njësinë e dytë zgjedhore, Fatmir Bytyqi theksoi se më 8 maj fillohet nga fillimi dhe votat do të numërohen nga zero. 

"Lufta nuk ka përfunduar. Çdonjëri nga ne ka mundësi të dytë që të përfshihet me energji, me besim në vete edhe në LSDM dhe ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Këtë nga ne e kërkojnë fëmijët tanë, shteti ynë, këtë e kërkojnë që tua mbrojmë të ardhmen", tha Bytyqi. fc/

Fotografia: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR