• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kocevski: Shoqata e Prokurorëve Publikë – partner aktiv në realizimin e prioriteteve

Kocevski: Shoqata e Prokurorëve Publikë – partner aktiv në realizimin e prioriteteve

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski në fjalimin e tij të Kuvendit Vjetor të Shoqatës së Prokurorëve Publikë shprehu mbështetje për punën e kësaj organizate në të cilën janë anëtarë prokurorë publikë dhe prokurorë publikë profesional.

"Në krye të agjendës sime do t'i vendos garancitë për pavarësinë tuaj në veprim. Do të kërkoj rezultate, por edhe do të përpiqem që të keni kushte të nevojshme për punë", tha Kocevski, i cili vetë ishte anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës për nëntë vjet", thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

 Ai theksoi se që nga zgjedhja e organeve të reja dhe praktikisht rifillimi   i Shoqatës në dhjetor të vitit 2022, tashmë janë realizuar disa aktivitete të suksesshme, ndërsa si veçanërisht të dobishme i vlerësoi diskutimet me mbështetjen e OPDAT-it dhe Ambasadës së SHHBA-së për procedurat e zgjidhjes dhe sigurimin e provave nga jashtë, nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim me MPB-në, si dhe iniciativën e Shoqatës gjatë propozimit të ndryshimeve në Kodin e Etikës për prokurorët publikë. qa

Foto: PPRMV

 

Фото: ЈОРСМ

QËNDRONI TË LIDHUR