• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostovski: Asgjë nuk është e pamundur për atë që do të guxojë, jam mirënjohës për çmimin "8 Shtatori"

Kostovski: Asgjë nuk është e pamundur për atë që do të guxojë, jam mirënjohës për çmimin

Shkup, 7 shtator 2024 (MIA) – Punonjësi i sportit, trajneri dhe kryetari i Federatës së Taekudnos së Maqedonisë, Borçe Kostovski, është fitues i çmimit “8 Shtatori”.

Suksesin më të madh Kostovski e arriti si trajner i olimpikut Dejan Georgievski, i cili e fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Tokio në vitin 2021. 

Në solemnitet me rastin e ndarjes së çmimeve që u mbajt sot në Kuvend, Kostovski theksoi se asgjë nuk është e pamundur për atë që do të guxojë.

Kostovski u falënderua dhe çmimin ia kushtoi babait të tij dhe gjithë, siç tha "klasës së ndershme të punëtorëve".

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Borko Ristovski, në ngjarje theksoi se të gjithë kandidatët e paraqitur ishin me merita në listë.

Mirënjohje për realizime në sferën e sportit sot u ishin ndarë Mirko Dimçevskit, Ramadan Shabanit, Zoran Boshkovskit dhe Dimitar Jovanovit. fc/
Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR