• e hënë, 24 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kostadinovski-Brejtvejt: Po forcohet bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe qendrës AIRE

Kostadinovski-Brejtvejt:  Po forcohet bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe qendrës AIRE

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, zhvilloi një takim pune me Biljana Brejtvejt, drejtoreshë e Programit për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor pranë Qendrës AIRE (organizatë e specializuar që ofron ekspertizë dhe këshilla praktike për standardet ligjore të BE-së dhe Këshillit të Evropës).

Në takim, siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, Kostadinovski e ka njohur Brejtvejt me prioritetet e tij dhe sfidat me të cilat përballet Gjykata.

"Të dyja palët shprehën interes për bashkëpunim në periudhën e ardhshme, me fokus organizimin e projekteve të përbashkëta të mbështetura nga Qendra AIRE. Bashkëpunimi i ardhshëm do të bazohet në aktivitetet që kanë të bëjnë me dy nga prioritetet e kryetarit Kostadinovski, përkatësisht parimin e publikut dhe mekanizmave për monitorimin e zbatimit të vendimeve", thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese. sa/

Foto: Gjykata Kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR