Kostadinovski: Viti i reformave të mëdha dhe presioneve politike
- Hiqni duart nga Gjykata Kushtetuese! Qëndroni realistë dhe vërtetë të përkushtuar ndaj përkushtimit për shtetin ligjor, për një shtet ligjor për vlerat europiane! Kushdo që mendon se, sundimi i ligjit dhe shteti ligjor do të pengohet nga manipulimet, presionet dhe ndikimet politike, e ka të kotë! Askush nuk është mbi Kushtetutën. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën. Askush nuk mund të ketë më shumë pushtet dhe të drejta se ato që i jep Kushtetuta! Kështu tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në konferencën e sotme për media para aktorëve politikë në vend.
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Hiqni duart nga Gjykata Kushtetuese! Qëndroni realistë dhe vërtetë të përkushtuar ndaj përkushtimit për shtetin ligjor, për një shtet ligjor për vlerat europiane! Kushdo që mendon se, sundimi i ligjit dhe shteti ligjor do të pengohet nga manipulimet, presionet dhe ndikimet politike, e ka të kotë! Askush nuk është mbi Kushtetutën. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën. Askush nuk mund të ketë më shumë pushtet dhe të drejta se ato që i jep Kushtetuta! Kështu tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në konferencën e sotme për media para aktorëve politikë në vend.
Ai u ka dërguar mesazh qytetarëve që të jenë të qetë, sepse Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë të mbrojë pa kompromis Kushtetutën dhe liritë dhe të drejtat civile.
“Shteti i së drejtës dhe shteti juridik nuk mund të cenojnë të drejtat dhe ndjenjat e askujt, përkundrazi janë garanci për liritë dhe të drejtat tuaja të njohura nga e drejta ndërkombëtare dhe të përcaktuara në Kushtetutë! Mos lejoni që ndjenjat tuaja të manipulohen nga askush. Forca e Kushtetutës bazohet në vullnetin e secilit prej nesh për ta mbrojtur dhe mbështetur! Sa për mua, do t'i mbetem besnik premtimit që nga dita e parë si kryetar, jam besnik vetëm i Kushtetutës dhe askujt tjetër!, theksoi Kostadinovski
Duke bërë një pasqyrë të punës së realizuar në vitin 2024, kryetari i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ky është një vit në të cilin, në jubileun e 60 viteve të drejtësisë kushtetuese, Gjykata u përball me reforma dhe risi të mëdha në punën e saj, por fatkeqësisht ishte një vit edhe i presioneve dhe ndikimeve serioze politike ndaj Gjykatës.
“Përpjekjet për politizimin, etnizimin e procedurave dhe vendimeve të Gjykatës duke përdorur kualifikime të pabazuara dhe të papërshtatshme për mua, për Gjykatën, padiskutim paraqesin presion dhe ndikim politik në Gjykatë. Dhe presionet dhe ndikimet, dhe manipulimet në disa raste dhe edhe tani i refuzoj me indinjatë. Ata nuk përputhen sapak me përkushtimin për shtetin e së drejtës, as me kulturën kushtetuese, juridike e politike dhe as me vlerat evropiane. Por ky është realiteti ynë shoqëror ose siç e quaj unë kushtetues”, theksoi Kostadinovski.
Pavarësisht këtij realiteti, siç shtoi ai, Gjykata nuk u dorëzua dhe ndikimi nuk u reflektua në cilësinë e punës sonë.
“Shkurtimisht do të them se viti 2024 do të shënohet si vit i reformave revolucionare në funksionimin e Gjykatës, një nga më efektivet për çështjet apo lëndët që kemi zgjidhur, por edhe vit i rritjes së besimit të qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese, nëse merret parasysh fluksi i iniciativave të ardhura, shifër që këtë vit ka pësuar rritje nga vitet e kaluara”, tha Kostadinovski.
Ai theksoi se në vitin 2024, kur u shënua 60 vjetori i themelimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo përbërje e Gjykatës e avancoi punën e saj duke miratuar dokumentin më domethënës për vetërregullimin e mënyrës së punës dhe procedurës para Gjykatës, që është Akti i ri.
Me Aktin e ri, siç tha ai, janë mënjanuar dobësitë dhe mundësitë e shumta për manipulim, që ishin vërejtur, në veprimet e Gjykatës, por ndryshimi kryesor që sjell ky akt janë mekanizmat e kontrollit për kohëzgjatjen e procedurës, që shkurton afatin dhe përshpejton procedurën.
“Një risi veçanërisht domethënëse është se me Aktin e ri ekziston mundësia që nëse Gjykata nis procedurë për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e një rregulloreje apo dispozitave të saj, të mos marrë vendim për shfuqizimin apo anulimin e tyre, por të përcaktojë një afat maksimal prej gjashtë muajsh për miratuesin e rregullores së kontestuar që ta ndryshojë ose plotësojë atë në përputhje me konstatimet dhe argumentet e Gjykatës”, tha Kostadinovski.
Qëllimi i kësaj risie, siç sqaroi ai, është parandalimi i krijimit të vakumit apo ndonjë pasoje ligjore për qytetarët.
“Natyrisht, nëse autori i aktit nuk vepron sipas kërkesës së Gjykatës, Gjykata do të marrë vendimin e saj, por qytetarët do ta dinë nëse dhe si kujdeset një organ shtetëror për liritë dhe të drejtat e tyre. Kjo risi tashmë është aplikuar në rastin e Ligjit për komunikime elektronike dhe detyrimit për mbledhjen e meta të dhënave”, tha Kostadinovski.
Një risi tjetër domethënëse, siç theksoi ai, është mundësia që Gjykata të hartojë dhe miratojë një raport të posaçëm për sjelljet e vazhdueshme antikushtetuese ose të paligjshme të ndonjërit prej autoriteteve, të cilat Gjykata i ka mësuat përmes juridiksionit të saj të rregullt gjatë trajtimit të lëndëve.
Sipas Kostadinovskit, ky është viti më efikas për Gjykatën Kushtetuese, duke gjykuar nga statistikat e lëndëve të zgjidhura në pesë vitet e fundit.
“Në vitin 2024 janë zgjidhur 248 lëndë, që është për 25 për qind më shumë se ai i mëparshmi, kur kishim 186. Statistikat e këtij viti përfshijnë zgjidhjet e lëndëve jo vetëm nga viti 2024, por edhe nga vitet paraprake”, informon Kostadinovski.
Mesatarisht, siç shtoi ai, rastet e zgjidhura vitet e kaluara ishin nga 130 deri në 200 me përjashtim të vitit 2020 kur në vitin e jashtëzakonshëm, pandemik, Gjykata u vërshua me çështje për dekrete qeveritare.
Sipas statistikave, ndër të zgjidhurat këtu janë 136 nga ky vit, 89 nga viti i kaluar, 18 raste nga viti 2022, 4 nga 2021 dhe një nga viti 2020.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese theksoi se numri i vendimeve të marra këtë vit është katërfishuar krahasuar me vitin e kaluar 2023.
“Pra, sivjet kemi gjithsej 107 vendime, që është një numër jashtëzakonisht i lartë, krahasuar me vitin e kaluar kur kishim 25, apo në vitet paraprake kur merreshin nga 8 deri në 25 vendime në vit”, shtoi ai.
Në vitin 2024, siç informoi, Gjykata Kushtetuese ka marrë 101 vendime që shfuqizojnë dispozita ligjore apo akte nënligjore. Më konkretisht, janë marrë 10 vendime që shfuqizojnë dispozita ligjore dhe një vendim që anulon një dispozitë ligjore.
Gjykata ka marrë tre vendime për anulimin e dispozitave dhe me dy vendime është konstatuar antikushtetutshmëria, ndërsa dispozitat kontestuese ishin në qarkullim juridik.
“Krahas kësaj ka edhe statistika për kërkesat e zgjidhura për liri dhe të drejta, përkatësisht është vendosur për katër kërkesa për liri dhe të drejta të qytetarëve, prej të cilave në dy është konstatuar shkelje, këto janë raste tashmë të njohura në opinion, lidhur me gazetarët që raportuan për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend”, tha Kostadinovski.
Prezantimi i këtyre vendimeve, siç theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, nxjerr përfundimin se Gjykata ka vepruar në çdo sferë të jetës së qytetarëve, ka lokalizuar dhe ka reaguar ndaj dispozitave antikushtetuese dhe të kundërligjshme, pavarësisht nëse ato janë miratuar nga pushtetit vendor apo qendror.
Viti 2024, siç theksoi Kostadinovski, do të shquhet edhe për aktivizëm gjyqësor, ndërsa si shembull përmendi se me iniciativë të Gjykatës janë marrë 67 vendime.
Statistikat tregojnë se për herë të parë në pesë vitet e fundit Gjykata u përball me një fluks të iniciativave të marra. Në kuadër të kësaj, ai shtoi se sivjet në adresë të Gjykatës janë dërguar 266 iniciativa, një numër ky i cili e tejkalon shifrën e viteve paraprake duke përmendur se vjet ka pasur 203 iniciativa, në vitin 2023, 137 iniciativa dhe në vitin 2022, 148 iniciativa.
Sipas Kostadinovskit, është për të përgëzuar fakti se shumica e iniciativave ose 158 janë paraqitur nga qytetarët, 12 nga shoqatat e qytetarëve, 8 nga organet shtetërore, 4 lëndë janë themeluar me iniciativë të partive politike dhe 72 me iniciativë të Gjykatës.
Ai theksoi se 60-vjetori jubilar ishte rasti që Gjykata Kushtetuese më në fund të merrte identitetin e saj vizual me një logo, tashmë të njohur për të gjithë dhe përvjetori domethënës u shënua edhe me një Konferencë Ndërkombëtare ku theksi u vendos te liria e fjalës nga pikëpamja e mbrojtjes kushtetuese dhe ligjore.
Gjykata, siç tha Kostadinovski, ka vazhduar progresin në fushën e transparencës, duke mbajtur konferenca të rregullta, konferenca për media në të cilat kanë marrë pjesë gjyqtarët dhe ai si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Ai thekson se institucioni që ai drejton është transparent dhe të gjitha informacionet gjenden në faqen e re të Gjykatës Kushtetuese, e cila është ridizenjuar dhe pasuruar. “Bashkëpunimi i vazhdueshëm me gazetarët dhe promovimi i transparencës dëshmohet edhe nga një e dhënë nga anketa e zhvilluar nga Gjykata me 90 gazetarë, ku 98% e tyre janë përgjigjur se janë të kënaqur me informacionin tonë, dhe 84% kanë dhënë vlerësimin më të lartë për përgjigjet që kanë marrë nga gjykata”, shtoi Kostadinovski.
Lidhur me bashkëpunimin e Gjykatës, siç theksoi Kostadinovski, mund të konstatohet se janë forcuar marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare dhe vendore, siç dëshmojnë takimet bilaterale me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me gjyqtarë-kolegë nga fqinjësia, nga gjykatat kushtetuese në Gjermani, Belgjikë, takime me përfaqësues nga Komisioni i Venecias, vizita dypalëshe dhe pjesëmarrja e gjyqtarëve në konferenca ndërkombëtare.
“Jam veçanërisht krenar që Gjykata do të vazhdojë bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup vitin e ardhshëm me një memorandum të ri bashkëpunimi. Po vijon në mënyrë aktive zbatimi i projektit IPA 3 të BE-së, si dhe bashkëpunimi me TIKA-n. Një nga prioritetet e mia, të cilin e kam shpallur në fillim të mandatit tim, është forcimi i bashkëpunimit me shkencën dhe me profesionin, siç dëshmojnë edhe memorandumet e nënshkruara për bashkëpunim me Fakultetin Juridik në Shkup dhe Shoqatën e Juristëve me të cilët tashmë kemi filluan të realizojnë aktivitete të përbashkëta”, theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Këtë vit, pra viitin 2024, siç tha Kostadinovski, e kanë tejkaluar edhe sfidën më të vështirë, duke punuar në përbërje jo të plotë dhe pas gati dy vitesh Gjykata është kompletuar plotësisht.
“Që nga zgjedhja ime si Kryetar i Gjykatës, tashmë janë ndërmarrë veprime të rëndësishme sipas të gjitha prioriteteve specifike. Me të njëjtin ritëm vitin e ardhshëm do të keni mundësinë të dëshmoni përkushtimin e plotë deri në realizimin përfundimtar të tyre”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në konferencën e sotme për media e angazhuar për punën e Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit 2024.
Foto: MIA