• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovski: Vendimi për seancë përgatitore nuk është dobësi, Gjykata do të vendosë për nismat për Ligjin për gjuhët më së voni në maj

Kostadinovski: Vendimi për seancë përgatitore nuk është dobësi, Gjykata do të vendosë për nismat për Ligjin për gjuhët më së voni në maj

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, theksoi se vendimi për mbajtjen e seancës përgatitore për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk duhet të interpretohet si dobësi. Ai informoi se në një takim pune më 23 dhjetor, do të përcaktohen çështjet e kontestuara dhe pas seancës përgatitore, jo më vonë se maji, Gjykata do të vendosë për çështjen. 

"Në momentin që marr këshillën miqësore nga Komisioni i Venecias, do të thirret menjëherë seanca përgatitore. Tashmë në fund të kësaj seance, unë i kërkova gjykatësit hetues jo më vonë se 23 dhjetori të përgatisë çështjet e diskutueshme ligjore për seancën përgatitore, të përgatisë listë propozimi të pjesëmarrësve, sepse vendimi merret nga Gjykata në një takim të veçantë pune, dhe në momentin kur marrim amikusi vlerësimi im është se do të jetë fillimi i marsit, seanca përgatitore do të mbahet, tha ai, duke shtuar se pas seancës përgatitore, jo më shumë se një muaj, ata do të kenë nevojë që të përpunojnë raportin bazuar në rezultatet e seancës përgatitore, që do të thotë, siç tha ai, jo më vonë se në maj Gjykata do të vendosë për lëndën.

Në konferencën e sotme për shtyp pas seancës së 32-të , Kostadinovski theksoi se gjykata është e ekspozuar ndaj presionit politik dhe manipulimit, por se do të vazhdojë të veprojë ndaj lëndës, duke kërkuar mendime nga ekspertë të huaj për të siguruar pavarësinë dhe paanësinë. Ai hodhi poshtë akuzat për ndikim politik dhe mbivotim etnik, duke vënë në dukje se Gjykata Kushtetuese është kujdestare e Kushtetutës dhe drejtësisë.

"E kam thënë dhe do ta them prapë, që të mos i shkojë ndër mend ta interpretojë si dobësi tonën. Jo. Ne kemi filluar veprimin ndaj lëndës. Kjo është pjesë e procedurës. Dhe një propozim i mirë është përgatitor sepse nëse kam diçka personale, tani flas pikëpamje personale, aq sa mund t'i ekspozoj të gjitha gënjeshtrat para politikanëve për t'i hequr të gjitha argumentet. Seanca përgatitore është gjithmonë një nga instrumentet që kemi në dispozicion për të thirrur ekspertët më të shquar të së drejtës kushtetuese, sipas standardeve gjuhësore, sipas standardeve ndërkombëtare – le të ndeshen argumentet në mënyrë që ata të shohin dhe përsëri unë do t'u them qytetarëve jo politikanëve sepse çfarëdo që të bëj unë ata nuk do të shohin, nuk duan të shohin, nuk është në interesin e tyre të shohin. Dua që qytetarët të jenë të qetë dhe të mos lejojnë të manipulohen", tha ai.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese theksoi se nuk do të lejojë që Gjykata të shantazhohet apo të jetë nën presionin e askujt.

"Kushdo që mendon se sundimi i së drejtës do të pengohet nga ndikimi politik dhe manipulimi nuk duhet të bëj përpjekje. Gjykata Kushtetuese ka kompetenca të qarta dhe është kujdestare e Kushtetutës", tha Kostadinovski.

Ai shtoi se vendimi për mbajtjen e seancës përgatitore duhet të interpretohet si akti përfundimtar i përgjegjësisë dhe respektit për qytetarët, në mënyrë që të mos manipulohet nga politikanët dhe tha se gjykata do të kërkojë mendimet e ekspertëve të huaj para se të marrë një vendim përfundimtar, për të siguruar pavarësinë dhe paanësinë në proces.

 

Lidhur me qëndrimet e shprehura në publik, ai vuri në dukje se gjykata ka për detyrë të veprojë për çdo çështje për të cilën është parashtruar kërkesë, pavarësisht nga presionet politike.

"Kanë mbërritur shumë pyetje, dhe unë do të përgjigjem në disa prej tyne. Gënjeshtra e parë dhe manipulimi i ndjenjave të qytetarëve është se Gjykata Kushtetuese po ekzekuton programe politike, se ne ishim një organizatë parapolitike, se dikush që na zgjodhi në një përbërje kishte të drejtë ose mundësi të na ndikonte, se ne dëshironim destabilizim. Ato janë gënjeshtra të rënda. Ky është një manipulim absurd, klasik", tha Kostadinovski.

Kostadinovski theksoi se politikanët shpesh i kalojnë vijat e kuqe të mirësjelljes dhe se jo çdo temë është e përshtatshme për luftë politike. Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat për mbivotim etnik dhe theksoi se drejtësia është e verbër dhe të gjithë janë të barabartë para Kushtetutës dhe Ligjit. 

Lidhur me pyetjen se si qytetarët mund të besojnë se do të punojnë në interes të tyre kur besimi në gjyqësor është i ulët, ai u përgjigj se ata do të besojnë me forcën e argumenteve të tyre.

"Me forcën e argumenteve tona, do të na besojnë. Pra, forca e argumenteve tona është në vendimet tona. Nëse ata lexojnë me kujdes të gjitha vendimet tona, në vendin tonë njerëzit nuk e kanë lexuar ende vendimin, ata tashmë japin kualifikime. Askush nuk i lexon vendimet. Forca e argumenteve tona është mënyra se si do t'i sigurojmë qytetarët se vendimet tona janë pa asnjë premisë. Nuk mund të komentoj se kush, si është përzgjedhur. Pra, Kuvendi zgjedh gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese. Që nga ai moment, pa marrë parasysh se çfarë ishin, si ishin kur u betuan dhe ne bëmë një deklaratë solemne në Kuvend se do të mbanim çfarë – kombësinë, etninë, fenë, ligjin, politikën? – Jo, se do ta ruajmë Kushtetutën", vuri në dukje ai.

Derisa, për momentin kur kjo lëndë është vendosur në seancë, ai është përgjigjur se nuk ka asnjëhere kushte ideale.

"Konferenca ime e parë për media, dy ditë pas zgjedhjes sime, erdha këtu dhe thashë se të gjitha lëndët do të merren në shqyrtim, të gjitha. Tani po më pyetni pse pikërisht tani. Çfarë mendoni kur një termin është i përshtatshëm, ja nëse nuk është ky – cili? Unë nuk përgjigjem, e vendosa në rendin e ditës. Është kompetenca ime e vendosa në rend dite. Pyetja ime është se kur kemi pasur kohë të kemi kushte ideale dhe cilat janë këto kushte ideale. A mendoni se nëse e shtyjmë këtë për dy vjet që për dy vjet ose për tre, katër ose pesë vjet nuk do të ketë të njëjtën ndjeshmëri? Do të jetë e njëjta gjë", tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut vendosi sot të mbajë seancë përgatitore për debatin mbi iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Lënda e Ligjit për gjuhët përbëhet nga 13 iniciativa nga qytetarë të ndryshëm, parti politike, shoqata, të formuara në vitin 2019, dhe u bë aktuale në vjeshtë pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias.

Lidhur me kërkesat, Gjykata Kushtetuese mund t'i refuzojë ato, të vendosë fillimin e procedurës për ligjin në tërësi ose vetëm për pjesë të tij, pezullimin e përkohshëm të kërkesës së tij deri në marrjen e vendimit përfundimtar, ose dërgimin e tij për finalizim në Kuvend. 

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR