• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Zgjedhja e Shkupit për kryeqytet evropian të kulturës për vitin 2028 është një njohje për të gjitha angazhimet tona

Kostadinovska-Stojçevska: Zgjedhja e Shkupit për kryeqytet evropian të kulturës për vitin 2028 është një njohje për të gjitha angazhimet tona

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Zgjedhja e Shkupit për kryeqytet evropian të kulturës për vitin 2028 paraqet një sukses të madh për kulturën e Maqedonisë. Kjo zgjedhje paraqet mirënjohje për të gjitha angazhimet tona të përbashkëta për ruajtjen e pasurisë kulturore dhe vlerave evropiane si qytetarë por edhe si shtet, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo në konferencën e sotme për shtyp theksoi se institucionet së bashku do të përgjigjen në këtë sfidë. Siç tha, Qeveria përmes Ministrisë së Kulturës u obligua në mbështetje pa rezervë për realizimin e këtij projekti.

"Ekspertët evropianë e njohën përkushtimin e sinqertë të të gjitha institucioneve kompetente, të cilat janë përfshirë në këtë proces, për të cilën Ministria e Kulturës ka bërë përpjekje serioze dhe ka mundësuar zhvillim të pandërprerë të procesit dhe aplikimit. Ky le të jetë investimi ynë i përbashkët në një vit të paharuar - vit në të cilin Shkupi do të bëhet një kryeqytet evropian i denjë dhe mbresëlënës i kulturës", porositi Kostadinovska Stojçevska.

Siç sqaroi, Ministria e Kulturës qëndron plotësisht pas këtij aplikacioni.

"Ministria e Kulturës qëndron plotësisht pas këtij aplikacioni. Qeveria gjithashtu ka mbështetur plotësisht me letra mbështetëse duke garantuar se sa herë që ka nevojë për një ekip kreativ në përgatitjen e këtij procesi, ne do të mbështesim si me infrastrukturë, financa dhe me burime. Falënderoj qytetin e Shkupit, kryetaren Danella Arsovska për gjithë bashkëpunimin, por edhe ekipin që përgatiti aplikacionin. Shpresoj se kjo do të jetë një histori shumë e bukur dhe një pikë e ndritshme në zhvillimin e kulturës së Maqedonisë", tha ministrja.

Ajo shtoi se Ministria e Kulturës do t'i sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për punë të ekipit si hapësinore ashtu edhe logjistike.

"Me të gjitha resurset tona, me të gjitha institucionet  tona kulturore dhe punonjësit kulturor kemi hyrë së bashku në këtë dhe garantojmë se në vitin 2028 do të tregohet pse kultura e Maqedonisë dhe se si meriton të njihet si kulturë me vlera evropiane" tha Kostadinovska Stojçeva. sa/

Foto/MIA printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR