• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Xhazi është pjesë e traditës muzikore të vendit, xhazerët janë krenaria jonë

Kostadinovska-Stojçevska: Xhazi është pjesë e traditës muzikore të vendit, xhazerët janë krenaria jonë

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska -  Stojçevska sot uroi Ditën botërore të xhazit - 30 Prillin.  Ajo shprehu respekt dhe mirënjohje për themeluesit e këtij zhanri, për brezin aktual të xhazerëve dhe për të gjithë dashamirët e muzikës së xhazit.

"Xhazi është pjesë integrale e traditës sonë muzikore, ndërsa muzikantët tanë janë krenaria me të cilën jemi njohur dhe të cilët me shprehjen e tyre krijuese e afirmojnë vendin tonë në skenën rajonale dhe botërore", thuhet në urimin e Kostadinovska-Stojçevskës.

Ministrja e Kulturës thekson se synimi ynë i përbashkët është të mbajmë këtu muzikantët e talentuar të xhazit, t'u ofrojmë atyre angazhim të përhershëm dhe të qëndrueshëm, të krijojmë kushte për promovimin e tyre dhe për të ushqyer kulturën e xhazit në të gjithë vendin.

Sipas saj, audienca e madhe në koncertet e tyre, por edhe në festën tradicionale me rastin e Ditës botërore të xhazit, konfirmon se kultura e Maqedonisë është pjesë përbërëse e familjes ndërkombëtare të xhazit që feston fuqinë e shprehjes së lirë, diversitetin, çiltërsinë dhe multikulturalizmin. qa/

Foto: printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR