• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Shteti ynë 30 vite është pjesë e familjes IKROM, e cila punon në mësimin, ruajtjen dhe restaurimin e të mirave kulturore

Kostadinovska-Stojçevska: Shteti ynë 30 vite është pjesë e familjes IKROM, e cila punon në mësimin, ruajtjen dhe restaurimin e të mirave kulturore

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut 30 vite është pjesë e familjes së Qendrës ndërkombëtare për mësim të mbrojtjes dhe restaturimit të të mirave kulturore (IKROM), e cila punon me përkushtim në mësimin, ruajtjen dhe restaurimin e të mirave kulturore, thotë ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska me rastin e shënimit të bashkëpunimit tridhjetëvjeçar me IKROM.

Themeluar në vitin 1956, siç theksoi ajo, IKROM është lider global i përkushtuar në mësimin, ruajtjen dhe restaurimin e të mirave kulturorre. Gjatë misionit të tij për ta mbrojtur trashëgiminë kulturore për gjeneratat e tnaishme dhe të ardhshme, IKROM i trajnon dhe i përforcon profesionistët, institucionet dhe vendet anëtare me njohuri dhe ekspertizë të nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë botërore.

Kostadinovska-Stojçevska, duke e uruar jubileun, thekson se në vitin 1993 institucionet dhe shoqatat tona iu bashkuan udhëtimit inspirues duke krijuar partneritet i cili e pasuroi të kuptuarit tonë për mbrojtjen dhe i përforcoi lidhjet tona me komunitetin ndërkombëtar.

Ajo shtoi se IKROM e vazhdon misionin e vet për ruajtje të trashëgimisë kulturore në tërë botën, ndërsa ne e konfirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur në realizimin e qëllimeve n[ Qendrën ndërkombëtare.

Duke i shprehur falënderim të përzemërt IKROM-it për mbështetjen e përhershme, minsitrja shtoi se beson që në periudhën në vijim do të ketë arritje akoma më të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e cila na bashkon të gjithë ne. ab/

Ministria e Kulturës

Në shtojcë ndodhet videoja me rastin e shënimit të 30-vjetorit të anëtarësimit në IKROM:https://www.youtube.com/watch?v=7yQ4YJofWVc

 

QËNDRONI TË LIDHUR