• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kostadinovska-Stojçevska në Riad u takua me Berta de Sankristobal nga UNESKO

Kostadinovska-Stojçevska në Riad u takua me Berta de Sankristobal nga UNESKO

 Shkup, 17 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës së saj në Riad, dje pati takim me shefen e Departamentit për Evropë dhe Amerikën e Veriut në Qendrën për Trashëgimi Botërore të UNESKO-s, Berta de Sankristobal.

Kostadinovska-Stojçevska, siç informojnë nga Ministria e Kulturës, theksoi se në takim është biseduar për hapat e mëtejshëm që do të vijojnë në lidhje me obligimet të cilat i kanë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, pas respektimit të vendimit pozitiv të Komitetit për Trashëgimi Botërore, në sesionin e 45-të në Riad, se rajoni i Ohrit mbetet në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore me vlerë të jashtëzakonshme universale.

 

 

 Shefja e Departamentit për Evropë dhe Amerikën e Veriut në Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, Berta de Sankristóbal, e potencoi si veçanërisht të rëndësishme misionin e ardhshëm Monitorues Reaktiv të Qendrës për Trashëgimi Botërore të UNESKO-s dhe Organeve Këshillimore, që duhet të ndodhë në fillim të vitin e ardhshëm. Misioni do të jetë në lidhje me implementimin e rekomandimeve dhe masave të treguara për rehabilitimin e Rajonit.

 

 Nga delegacioni i Maqedonissë së veriut, në takimin e punës morën pjesë edhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Trashëgimi Kulturore, Zoran Pavlov, ndërsa mes të pranishmëve  ishin edhe Besiana Kadare, ambasadore, delegate e përhershme e Republikës së Shqipërisë. në UNESKO, dhe përfaqësues nga organet këshillimore të UNESKO-s IKOMOS dhe IUCN.

Foto: Ministria e Kulturës

 

QËNDRONI TË LIDHUR