• e premte, 27 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Në Filarmoni e dinin që në fillim se orkestra e xhazit do të shkonte në adresën e tyre vetëm përkohësisht, një zgjidhje e përhershme është në horizont

Kostadinovska-Stojçevska: Në Filarmoni e dinin që në fillim se orkestra e xhazit do të shkonte në adresën e tyre vetëm përkohësisht, një zgjidhje e përhershme është në horizont

 

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Nga takimi i parë, kur formuam Institucionin e ri nacional të muzikantëve të xhazit dhe në të gjitha takimet që kam pasur me përfaqësues të Filarmonisë dhe me përfaqësues të Sindikatës së Institutit Nacional Filarmonia, u thashë se nuk është qëllimi në një ndërtesë të ketë dy institucione nacionale, tha sot ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska si mysafire në lajmet e televizionit Kanal 5.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se punëtorëve të Filarmonisë dhe Sindikatës disa herë u është thënë se po punojnë për gjetjen e zgjidhjes, por megjithatë kanë vendosur të protestojnë.

"Kështu ka qenë që në momentin e parë të krijimit dhe që në momentin e parë kur ai informacion kaloi në procedurën qeveritare, ne po punojmë për zgjidhjen e atij problemi. Kjo i është theksuar disa herë si Sindikatës ashtu edhe punonjësve të Filarmonisë, por megjithatë ata vendosën të mos e dëgjojnë dhe të protestojnë për disa probleme të tjera joreale. Unë do të bëj atë që u thashë. Zgjidhja për atë institucion të ri nacional do të gjendet, sepse nuk është qëllimi ynë që të kemi institucione të reja nacionale që do të vazhdojnë të lihen tamam si Filarmonia e Maqedonisë - të kërkojmë zgjidhjen e tyre hapësinore për 70 vjet", tha Kostadinovska-Stojçevska.

Punonjësit e Filarmonisë në periudhën e kaluar disa herë kanë protestuar para Qeverisë me kërkesë që të gjendet, siç thonë ata, një zgjidhje për problemin e lindur me vendimin për vendosjen hapësinore të një institucioni tjetër në sallën e koncerteve që është ndërtuar për filarmonisë.

"Punonjësit e Filarmonisë së Maqedonisë nuk po protestojnë kundër orkestrës së xhazit, pasi gazetarë dhe individë të caktuar duan të shtrembërojnë të vërtetën në tre muajt e fundit. Punonjësit e Filarmonisë po protestojnë pasi nuk lejojnë që në hapësirën e tyre, ndërtesën, objektin e tyre të strehohet një institucion tjetër për të plotësuar nevojat e orkestrës së vetme simfonike në vend, theksuan nga Sindikata në paralajmërimin për protestën që u mbajtë të premtën e kaluar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR