• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kostadinovska-Stojçevska me ankesë kundër Gashit për fjalimin e parë si kryetar i Kuvendit

Kostadinovska-Stojçevska me ankesë kundër Gashit për fjalimin e parë si kryetar i Kuvendit

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Deputetja e LSDM-së dhe ministre e Kulturës në largim, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, njoftoi se tashmë ka dorëzuar ankesë në Departamentin për Inspektim të Ministrisë së Kulturës kundër kryetarit të ri të Kuvendit, Afrim Gashi. sepse ai duhej ta bënte betimin fillimisht të lexuar në maqedonisht, e më pas në shqip.

"Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase është rezultat i përpjekjeve dhe politikave tona për afirmimin dhe përdorimin e drejtë të gjuhës maqedonase. Nuk mund dhe nuk duhet të heshtet betimi solemn i dhënë në mënyrë skandaloze, tashmë nga personi i parë i Kuvendit të Maqedonisë. Për këtë arsye tashmë kam parashtruar ankesë në Departamentin për Inspektim në Ministrinë e Kulturës dhe do të vazhdoj t'i përdor të gjithë mekanizmat që janë aktualisht në dispozicion për mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhës maqedonase. Prisja që për këtë sjellje të reagonte presidentja aktuale e shtetit, Siljanovska-Davkova, me të cilën atëherë në rolin e deputetes e përpunuam tekstin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe se ajo do të dënonte ashpër aktin e mosbërjes së betimit solemn në gjuhën e parë zyrtare të shtetit", tha Kostadinovska-Stojçevska për "Sloboden peçat".

Kostadinovska-Stojçevska dje ka reaguar edhe në Fejsbuk e cila ka thënë se presidentja e re ka shkelur frymën e multietnicitetit të vendit, por edhe frymën e Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase.

"Të njëjtën gjë ka bërë edhe kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, deputetja Merita Kolçi-Koxhaxhiku. VMRO-DPMNE dhe ZNAM, për shkak të koalicionit të ngushtë dhe arsyeve të ngushta partiake, nuk kishin kapacitet, as arsye, as shtytje për të menduar kundër një akti të tillë antimaqedonas. Pse është skandaloze që betimi solemn të bëhet fillimisht në shqip e më pas në maqedonisht? Sepse gjuha maqedonase është gjuha e parë zyrtare e Maqedonisë së Veriut, e ndjekur nga gjuhë të tjera, jo më pak të rëndësishme, por të përcaktuara me Kushtetutë sipas përqindjes së përfaqësimit të qytetarëve që e flasin atë. Gjuha nuk është dhe nuk mund të jetë një mekanizëm personal apo etnik për vlerësim politik. Gjuha është një mjet komunikimi zyrtar dhe lloji tjetër. Kryetar i Kuvendit mund të jetë një shqiptar etnik, një maqedonas etnik dhe çdo deputet tjetër për të cilin pajtohen partitë në pushtet, por gjuha e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase", thekson Kostadinovska-Stojçevska në postimin e saj në Fejsbuk. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR