• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Lidhjet me Evropën forcohen me Shtëpinë e re Evropiane të hapur në Veles

Kostadinovska-Stojçevska: Lidhjet me Evropën forcohen me Shtëpinë e re Evropiane të hapur në Veles

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot së bashku me ambasadorin evropian Dejvid Gir në Shtëpinë e sapohapur evropiane në Veles mori pjesë në hapjen e ekspozitës "Në buzë të fjalëve" në galerinë "Akantus", ndërsa nën kuratorinë e Dijana Tomiq-Radevska.

Me hapjen e ekspozitës, artistët nga Maqedonia Oliver Musoviq, Slavica Janeshlieva, Nehat Beqiri, Aleksandra Petrushevska Ristevska, Aneta Popova dhe Stefan Mlladenovski përmes veprave të tyre ndanë mesazhin artistik për fuqinë dhe lidhjen e fjalës, gjuhës dhe komunikimit.

“Shtëpia e re evropiane, e pesta me radhë, është shtëpi e re për banorët e Velesit dhe për të gjithë ata që besojnë në rëndësinë e dialogut dhe shkëmbimit të ideve, për të gjithë ata që e ruajnë me krenari kulturën dhe traditat e tyre dhe që ndajnë idealin e Evropës së bashkuar”, tha Kostadinovska-Stojçevska, duke uruar hapjen e hapësirës së re urbane në Veles.

Në hapje, vargjet e të madhit të poezisë bashkëkohore, Koço Racin, i lexoi poetja e re Marija Grubor, e shoqëruar me performancën në kitarë të muzikantit të xhazit, Filip Bukrshliev. ls/

Foto: Ministria e Kulturës

 

QËNDRONI TË LIDHUR