• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska - Krastev: Institucionet kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë afirmojnë vlerat evropiane

Kostadinovska-Stojçevska - Krastev: Institucionet kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë afirmojnë vlerat evropiane

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska - Stojçevska dhe ministri bullgar i Kulturës, Krastju Krastev sot në Qeveri kanë mbajtur takim dypalësh në të cilën është biseduar për marrëdhëniet e deritanishme në kulturë mes dy vendeve si dhe për mundësitë për avancimin e tyre.

Në fokus të takimit, ku morën pjesë zëvendësministrat e Kulturës të dy vendeve, Daim Luçi dhe Amelia Gesheva, kumtuan nga Ministria e Kulturës ka qenë ekspozita ekskluzive “Trakia e Argjendtë”, për hapjen e të cilit në vendin tonë ndodhet për një vizitë njëditore delegacion i lartë shtetëror nga Bullgaria i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Dimitrov Zheljazkov.

"Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi që bashkëpunimi mes dy institucioneve të njohura, Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë dhe Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë bullgare të shkencave nga Sofja, rezultoi me marrëveshje për dy ekspozita të mëdha dhe të rëndësishme të cilat promovojnë kulturën dhe trashëgiminë kulturore si vlerë themelore evropiane. Përveç ekspozitës “Trakia e Argjendtë” në Shkup në vitet në vazhdim është rënë dakord që trashëgimia e pasur kulturore arkeologjike e Maqedonisë së Veriut të prezantohet edhe në Sofje", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR