• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Ka para për teatër të ri në Prilep

Kostadinovska-Stojçevska: Ka para për teatër të ri në Prilep

Krushevë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Në Prilep pritet leja për ndërtim të teatrit të ri për të cilin po negociohet që moti. janë ndarë mjete në buxhetin për vitin 2024 dhe pas marrjes së lejes për ndërtim, të ndërtohet teatër i ri në Prilep, tha ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës në Krushevë duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se deri ku është ndërtimi i teatrit të ri në Prilep.

"Teatri i ri i Prilepit këtë vit duhej të fillonte të ndërtohej. Ka zgjidhje ideore me të cilën, në përputhje me Qendrën e kulturës 'Marko Cepenkov' në Prilep do të ndërtohet objekt i ri dhe teatri do të jetë sipas të gjitha standardeve botërore. Ajo që më gëzon është se zgjidhja finale dhe ideore ishte bërë së bashku me të punësuarit nga teatri i Prilepit. Morëm përgjigje nga Komuna se ka proces aktiv i cili duhet të përfundojë. Shpresoj se ajo është përfunduar dhe se komuna e mbylli atë proces. Tashmë për vitin 2024 ndamë mjete nga buxheti dhe tashmë, prëfundimisht do të mund të fillojmë me ndërtimin, sepse Prilepi ka traditë të pasur teatrore dhe e ka njërin prej festivaleve më të vjetra dhe më të njohura nacionale, FNT 'Vojdan Çernodrinski'. Dhe prandaj shpresoj se në vitin 2024 do të mund të fillojmë me ndërtimin e një objekti të mrekullueshëm, multifunksional, ku do të ketë hapësirë për galeri të vogla dhe përfundimisht, prilepi të bëhet me teatër siç meriton. Shpresoj se Komuna i ka prëfunduar të gjitha obligimet dhe se së shpejti do ta marrim lejen për ndërtim", deklaroi Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës së sotme në Krushevë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR