• e premte, 27 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Buxhet më i lartë për film dhe miratim i ligjit të ri, sipas standardeve evropiane

Kostadinovska-Stojçevska: Buxhet më i lartë për film dhe miratim i ligjit të ri, sipas standardeve evropiane

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska mori pjesë në takimin me profesionistët e filmit, me kërkesë të tyre, ku u bisedua për Buxhetin për vitin 2024 për veprimtarinë filmike dhe standardizimin e tij, për sigurimin e mjeteve të posaçme për seri televizive dhe për miratimin e ligjit të ri për film sipas standardeve evropiane.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Kulturës, i cili rrodhi në atmosferë konstruktive, në Kinotekën e RMV-së, profesionsitët filmik dhe ministrja e Kulturës u dakorduan bashkarisht t'i vazhdojnë proceset e filluara lidhur me rregullimin normativ.

Lidhur me buxhetin e posaçëm për seri televizive, Kostadinovska-Stojçevska propozoi Minsitria e Kulturës të përgatitë propozim ndryshim në Ligjin me të cilin do të parashtrohet në Kuvend, e më pas, Agjencia për film dhe vetë punonjësit filmik të bëjnë përpjekje që ai propozim të miratohet, dhe të gjindet zgjidhje - si dhe shteti ynë të prodhojë seri televizive të cilat kanë rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës maqedonase.

Për standardizimin e buxhetit u propozuan dy modele - financimi për kokë banori apo përqindje e garantuar nga buxheti shtetëror. Deri atëherë, u konkludua që Agjencia për film dhe Ministria e Kulturës gjatë krijimit të buxhetit për vitin e ardhshëm të angazhohen për kthimin e buxhetit që Agjencia e pati para se t'i ulen mjetet dhe për vitin 2024 të aplikohet me kërkesë për buxhet vjetor prej 5 milionë eurove.

Ministrja e Kultuerës i mbështeti punonjësit filmik në nevojën e tyre për miratim të ligjit të ri, me ç'rast theksoi se Qeveria ka miratuar propozim për miratim të Strategjisë për zhvillim të veprimtarisë filmike, në bazë të së cilës do të konstatohet nevoja për ligj të ri për veprimtarinë filmike, repsektivisht audiovizuale. ab/

Foto: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR