• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçeva: Kultura e Maqedonisë zyrtarisht bëhet pjesë e "Shtigjeve kulturore" të Këshillit të Evropës

Kostadinovska-Stojçeva: Kultura e Maqedonisë zyrtarisht bëhet pjesë e

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Kultura e Maqedonisë për herë të parë bëhet pjesë e projektit evropian "Shtigjet kulturore" të Këshillit të Evropës. Në Asamblenë e fundit të Përgjithshëm të Shoqatës janë pranuar aplikacionet e Institutit për literaturën e Maqedonisë nga Shkupi dhe të Institutit për kulturën e vjetër sllave - Prilep. Është marrë vendim që nga 1 dhjetori i këtij viti, këto dy institucione të rëndësishme të bëhen anëtarë të plotë të "Rrugës Kulturore të Shën. Cirilit e Metodit".

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, duke e përshëndetur zgjedhjen, thotë se "ne jemi dhe duam të jemi rojtarë dhe ndërtues të vlerave evropiane".

Kostadinovska-Stojçevska shpreh kënaqësinë që vendi bëhet pjesë e kësaj nisme të rëndësishme dhe shton se ne shohim lidhjen e fakteve, dëshmive të dukshme përmes Rrugëve Kulturore të Këshillit të Evropës si një mundësi për të zhvilluar dialogun ndërkulturor dhe një kuptim më të afërt të historisë së Evropës.

Ministrja e Kulturës bëri të ditur se vendi ynë do të aplikojë për përfshirje edhe në "Rrugët e tjera Kulturore", të cilat, siç theksoi ajo, ofrojnë një mori aktivitetesh falas dhe edukative për të gjithë qytetarët e Evropës dhe, ndër të tjera, janë burime kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor. sa/

Foto: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR