• e diel, 06 tetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Vetëm me paralajmërimin për ligj të ri për gjuhën maqedonase është rritur interesimi për licencim të lektorëve

Kostadinovska Stojçevska: Vetëm me paralajmërimin për ligj të ri për gjuhën maqedonase është rritur interesimi për licencim të lektorëve

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska gjatë pjesëmarrjes në RTVM theksoi se propozim-ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase do të shkaktojë një sërë reagimesh pozitive.

Sipas saj, ky ligj do ta pasqyrojë gjendjen reale të gjuhës dhe do të rregullohet përdorimi i saj i drejtë. Teksti parasheh q[ secili institucion të punësojë lektor, i cili do t'i lektorojë të gjitha dokumentet e institucioneve.

Ministrja tha se cilësia është kthyer si prioritet në këtë proces.
 
Ajo përkujtoi se të gjitha partitë e kanë përshëndetur miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase.

Sipas ministres Kostadinovska-Stojçevska, ligji i ri është me rëndësi të jashtëzakonshme, sepse e rregullon përdorimin e drejtë të gjuhës maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR