• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kostadinovska - Stojçevska: Të shtyhen disa projekte në QKR derisa të zgjidhet statusi i honorarëve

Kostadinovska - Stojçevska: Të shtyhen disa projekte në QKR derisa të zgjidhet statusi i honorarëve

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska këshillon bartësit e projektit të Qendrës Kulturore për të Rinj (QKR)- Shkup të cilët shfrytëzojnë mjete përmes Ministrisë së Kulturës t'i shtyjnë projektet nëse është e mundur, derisa të zgjidhet problemi me angazhimin e 30 punëtorëve honorarë në QKR të cilëve nuk u është vazhduar kontrata që nga fillimi i këtij muaji.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Kostadinovska Stojçevska tha se disa projekte janë në rrezik sepse duhet të realizohen gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se për statusin e bashkëpunëtorëve honorarë duhet të përgjigjet Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

"Jam kontaktuar nga disa përfitues të projekteve të QKR-së që përdorin mjete përmes Ministrisë së Kulturës përmes programit të tyre dhe më kanë thënë se do t’i drejtohen Ministrisë së Kulturës. Megjithatë, ende nuk kemi një përgjigje konkrete, sepse nuk është diçka që duhet marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës, por nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Nga ajo që unë kam si informacion është se ata janë honorarë të cilët angazhohen muaj për muaji dhe pikërisht këtu qëndron problemi se atyre siç kam dëgjuar nga mediat, drejtori u ka premtuar se pas zgjedhjeve do t'ua vazhdojë kontratat", tha Kostandinovska Stojçevska. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR